Escobar: Rusia përdor luftën në Ukrainë për të penguar përparimin në Ballkan – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Escobar: Rusia përdor luftën në Ukrainë për të penguar përparimin në Ballkan

19:12 | 07/03/2022
në Shqiperi
0

I dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka bërë me dije se Perëndimi nuk duhet të lejojë Rusinë që të përdorë luftën e saj në Ukrainë për të penguar përparimin e shteteve në Ballkanin Perëndimor.

“Rusia nuk është duke synuar interesat më të mira të këtyre shteteve. Ekonomitë tuaja janë të lidhura në Evropë. Partnerët më të mëdhenj tregtarë dhe investitorët janë në Bashkimin Evropian. E ardhmja juaj është në Evropë, si vende anëtare të Bashkimit Evropian”, ka thënë Escobar sipas një deklarate të publikuar nga Ambasada amerikane në Beograd.

“Ka ende shumë punë për të bërë në Ballkanin Perëndimor. Punë për të integruar rajonin në aspektin ekonomik. Punë për të gjetur kompromise dhe zgjidhje të qëndrueshme për çështjet e pazgjidhura kufitare. Le ta shfrytëzojmë këtë krizë për të siguruar gjeneratat e së ardhmes në Ballkanin Perëndimor që të jetojnë në shtetet e integruara plotësisht në Bashkimin Evropian dhe në një Evropë të lirë dhe në paqe.

Read more

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Escobar ka theksuar gjithashtu se Shtetet e Bashkuara dëshirojnë të jenë partnere të këtij rajoni në këto përpjekje.

“Ne duhet të shfrytëzojmë këtë shembull për të dyfishuar përpjekjet për të arritur marrëveshje kompromisi në mes të Kosovës dhe Serbisë dhe të ndalim veprime që kërcënojnë stabilitetin dhe përparimin në Bosnje-Hercegovinë”.
Zyrtari amerikan ka thënë se Rusia duhet të mbahet përgjegjëse dhe se Perëndimi duhet t’i ndihmojë Ukrainës që të luftojë pushtimin rus para se të rriten mizoritë dhe që Evropa të destabilizohet edhe më shumë.

“Veprimet e koordinuara nga aleatët dhe partnerët kanë rritur presionin ndaj presidentit rus, Vladimir Putin. Forcat e Ukrainës janë duke ngadalësuar pushtimin dhe duke shkaktuar humbje të mëdha forcave ruse.

Sanksionet tona kanë shkëputur Rusinë nga sistemi financiar global dhe ekonomia ruse do të nisë të shkatërrohet”.

Kujtojmë se, sulmi i Moskës ndaj Ukrainës ka nisur në orët e para të 24 shkurtit. Presidenti rus, Vladimir Putin ka urdhëruar “operacion special” për të çmilitarizuar Ukrainën. Veprimi i Kremlinit ka nxitur zemërim dhe është dënuar në shumë vende të botës. Shtetet e Bashkuara dhe aleatët janë përgjigjur me sanksione të ashpra kundër Moskës.

Etiketa: Gabriel EscobarluftaLufta në UkrainëRusia

Të Lidhura

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Para
Shkepja legjitime e klounit politik Lulzim Basha

Shkepja legjitime e klounit politik Lulzim Basha

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Protesta e PD-së përpara Kryeministrisë, disa të shoqëruar në komisariat –

Protesta e PD-së përpara Kryeministrisë, disa të shoqëruar në komisariat –

21:39 | 22/12/2025
Numërimi mbrapsht ka filluar –

Numërimi mbrapsht ka filluar –

21:31 | 22/12/2025
Pas largimit të Berishës, Lapaj zhvendoset te Kryeministria: Rama nuk largohet me ‘turizëm protestash’

Pas largimit të Berishës, Lapaj zhvendoset te Kryeministria: Rama nuk largohet me ‘turizëm protestash’

20:41 | 22/12/2025
Çdokush është i mirëpritur, kjo betejë s’do të ndalet –

Çdokush është i mirëpritur, kjo betejë s’do të ndalet –

20:31 | 22/12/2025
Ja tre zyrat që do jenë në fokusin e popullit protestues –

Ja tre zyrat që do jenë në fokusin e popullit protestues –

20:17 | 22/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Protesta e PD-së përpara Kryeministrisë, disa të shoqëruar në komisariat –
  • Numërimi mbrapsht ka filluar –
  • Pas largimit të Berishës, Lapaj zhvendoset te Kryeministria: Rama nuk largohet me ‘turizëm protestash’
  • Çdokush është i mirëpritur, kjo betejë s’do të ndalet –
  • Ja tre zyrat që do jenë në fokusin e popullit protestues –
  • Me Berishën, divergjencë mendimi, takimet e mia masive me demokratët janë për të “zgjuar” PD-në –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Protesta e PD-së përpara Kryeministrisë, disa të shoqëruar në komisariat –
  • Numërimi mbrapsht ka filluar –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com