Kancelarja gjermane Angela Merkel, ka deklaruar se veprimet ushtarake të Rusisë kanë shkaktuar humbje të besueshmërisë tek NATO.
Në një deklaratë që vjen një ditë përpara Samitit të Varshavës, Merkel theksoi se vendet e Europës Lindore ndihen të pasigurta që prej aneksimit të Krimesë. Ajo shtoi se NATO duhet të rifitojë besim, por theksoi se paqja në rajon mund të arrihem vetëm me Rusinë dhe jo kundër saj.
Vetëm një ditë përpara Samitit të NATO-s i cili do të mbahet në Varshavë, kancelarja gjermane Angela Merkel ka deklaruar se veprimet ushtarake të Rusisë kanë bërë që Aleanca e Atlantikut të Veriut të humbasë besueshmërinë. Merkel theksoi se vendet e Europës lindore ndihen të pasigurta pasi vlefshmëria e ligjeve ndërkombëtare u vu në pikëpytje me aneksimin e Krimesë. Kancarlarja bëri thirrje që NATO të rifitojë besimin e humbur, por nënvizoi se paqja dhe stabiliteti në kontinent mund të arrihet vetem me Rusinë dhe jo kundër saj.
“Veprimet e Rusisë në Ukrainë kanë përcjellë pasiguri në rradhët e fqinjëve tanë lindorë. Nëse vlefshmëria e ligjeve dhe shenjtëria e kufijve vendoset në pikëpyetje nga fjalët dhe veprimet, atëherë NATO e ka humbur besueshmërinë. Aleanca ka nevojë që të rifitojë besimin, por më duhet të them se stabiliteti në kontinent mund të vendoset vetëm me Rusinë dhe jo duke qënë kundër saj.”
Samiti i Varshavës do të zgjasë për për dy ditë në datat 8 dhe 9 korrik. Në këtë mbledhje të rradhës të NATO-s, marëdhëniet me Rusinë do të jenë një pikë kyce diskutimesh, në kushtet kur shumë vende lindore druhen se Kremlini mund të nisë një tjetër ofensivë në këtë rajon. Aleanca ka planifikuar edhe rritjen e prezencës ushtarake në Europën lindore, veprime tepër të kritikuara nga Moska. Zyrtarët rus janë shprehur se kjo politikë nuk i shërben përmirësimit të marëdhenieve të tensionuara mes palëve që prej aneksimit të Krimesë.