Me sa duket edhe një nga miqtë më të mirë nuk e mbështet Putin ën luftën kundër Rusisë. Në një deklaratë publike Irani thotë se kërkesat e Rusisë për bisedimet bërthamore nuk janë konstruktive dhe nuk mund të pranohen.
Në një shenjë që Irani po distancohet disi nga Rusia, zyrtarët iranianë kanë goditur Rusinë për kërkesat e saj gjatë bisedimeve të marrëveshjes bërthamore. Rusia ka kërkuar një garanci nga SHBA se sanksionet nuk do të dëmtojnë tregtinë e saj me Iranin – diçka që mund të jetë një pengesë në bisedimet midis Iranit dhe fuqive perëndimore në Vjenë. Ata argumentuan se ndërhyrja kishte për qëllim sigurimin e interesave të saj.