Një ditë para zgjedhjeve të pjesshme vendore që pritet të mbahen nesër, qarku i Shkodrës ka nxitur debat në Mbledhjen e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve.
Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi rishqyrtoi kërkesën e Voltana Ademit që për shkak të kushteve jo të mira atmosferike në disa zona, të bëhet transferimi i qendrave të votimit duke nxitur reagimin e PD.
Marash Logu, përfaqësuesi ligjor i PD-së tha së është një përpjekje nga ana e Ademit për të dëmtuar procesin zgjedhor, pasi ajo ka shprehur hapur mbështetjen për Berishën.
“Do donim të njiheshim me tre akte. Shkresa e Bashkisë Shkodër për caktimin e QV. Ajo mbështet Bardh Spahinë se edhe në zgjedhjet e tjera të njëjtat kushte kanë qenë”, tha Logu.
Kujtojmë se në Shkodër janë në garë tre kandidatë: Majlinda Angoni e Partisë Socialiste, Xhemal Bushati i Partisë Demokratike dhe Bardh Spahia përfaqësues i koalicionit “Shtëpia e Lirisë”.