Bashkëshortja e Presidentit Zelensky, Olena Zelenska është angazhuar në frontin humanitar të luftës.
Përmes një postimi në Instagram ajo ka lajmëruar se përmes një kanali në Telegram, drejtuar nga ajo, kushdo mund të marrë jo vetëm përgjigjet e shumë pyetjeve që ka, por edhe ndihmë psikologjike, kujdes mjekësor, kujdes për kafshët nga vullnetarë të ndryshëm.
“Ne do të kontrollojmë dhe përmirësojmë këtë kanali komunikimi. Le të jetë kjo selia jonë informative, e rezistencës. Sepse ndërgjegjësimi shpëton jetë dhe jep force”, shkruan zonja Zelenska.
Postimi i plotë:
“Si të veprojmë dhe jetojmë në kohë lufte?
Këto ditë të gjithë kemi shumë pyetje. Unë dua të ndihmoj me aq sa mundem. Kështu që po drejtoj një kanal të veçantë telegrami me përgjigje të verifikuara (lidhja në profil).
-Mësoni se si mund të ndihmoni ushtarët dhe civilët. Objektet e kujdesit shëndetësor. Vullnetarët. Sigurimi i ndihmës humanitare. Shpëtoni kafshët nga lufta. Ofroni ndihmë nga jashtë.
-Çfarë duhet të bëni nëse keni nevojë për ndihmë. Si të kontaktoni linjën telefonike 24-orëshe të qeverisë. Evakuimi. Si të merrni mbështetje psikologjike. Ndihmë jashtë vendit. Informacion dhe komunikim nëse keni aftësi të kufizuara.
-Ne do të kontrollojmë dhe plotësojmë kanalin. Le të jetë kjo selia jonë informative e rezistencës. Sepse ndërgjegjësimi shpëton jetë dhe jep forcë. “
Olena Zelenska dhe dy fëmijët e saj po qëndrojnë në Ukrainë. Vendndodhja fikse e tyre nuk është bërë publike për arsye sigurie.