Autoritetet ukrainase raportojnë se mbi 2 mijë civilë kanë humbur jetën deri tani nga pushtimi rus, i cili filloi mëngjesin e 24 shkurtit. Sipas të dhënave, kanë ndërruar jetë dhe 10 punonjës të Shërbimit të Emergjencave.
Nga operacionet luftarake ruse janë aktivizuar më shumë se 400 zjarre në Ukrainë duke çaktivizuar dhe 416 eksplozivë. Më tej, shtohet se rusët kanë shkatërruar me qindra, banesa, spitale, kopshte dhe maternitet duke u treguar të pamëshirshëm në arritjen e objektivave të tyre.
Raundi i dytë i bisedimeve diplomatike Rusi-Ukrainë do të zhvillohet mbrëmjen e sotme në Belovezhskaya Pushcha të Bjellorusisë. Sesioni i parë i negociatave u zhvillua në rajonin Gomel të Bjellorusisë më 28 shkurt.
Palët gjetën disa pika ku mund të projektoheshin qëndrime të ngjashme dhe ranë dakord për të vazhduar procesin e diskutimeve, sipas shefit të delegacionit rus Vladimir Medinsky. Por për të pasur bisedime reale mbi një armëpushim, sipas Presidentit ukrainas Volodymiy Zelensky, Rusia duhet të ndalojë bombardimet.