Prokuroria e Tiranës i ka kthyer policisë dosjen për veprime plotësuese në lidhje me protestën e dhunshme që ish-kryeministri Sali Berisha organizoi më 8 janar para selisë së PD.
Sipas Prokurorisë, nga hetimet ka rezultuar se disa nga të arrestuarit nuk kanë lidhje me aktet e dhunës dhe si rrjedhojë ka kërkuar të identifikohem nëpërmjet pamjeve filmike personat e përfshirë në sulmin ndaj godinës së PD dhe sulmin ndaj protestuesve.
Kujtojmë se në protestën e 8 janarit selia blu u kthye në një skenë krimi ku mbështetës të ish-kryeministrit Sali Berisha sulmuan selinë duke rrezikuar jetën e personave që ishin brenda, ndërsa u desh ndërhyrja e policisë me gaz lotsjellës që situata të mos degradonte më tej. Kujtojmë se Gjykata e Tiranës liroi 1 javë pas protestës 34 të arrestuarit.