Aktori Donald Veshaj dhe vëllai i tij Romeo Veshaj janë pajtuar me producenten e “Big Brother VIP” Lori Hoxha.
Nga një vëzhgim i bërë në rrjetet e tyre sociale Donaldi, Romeo dhe Lori Hoxha kanë nisur të ndiqen sërish në “Instagram”, duke na bërë të mendojmë se tashmë të gjitha keqkuptimet janë zgjidhur midis tyre.
Vazhdimi i emisionit “Më lër të flas” që ia mundësoi “Top Channel”, tashmë me pajtimin e tyre duket se do eci sipas planit dhe nuk do të ketë më anulime.
Siç shihet në rrjetet sociale Instagram ata kanë filluar ndiqen sërish me njëri-tjetrin.
Kujtojmë se, përfundimi i “Big Brother VIP Albania” u duk sikur nuk ishte aq i paqshëm për të gjithë banorët e shtëpisë, ku Donald Veshaj së bashku me vëllain e tij Romeon, hoqi nga lista e ndjekësve dy producentet Sara dhe Lori Hoxha, si dhe moderatoren Arbana Osmanin.