Një nga çiftet më simpatike të viteve 90’ ishin Winona Ryder dhe Johnny Depp, që u takuan në 1989 dhe ishin përkatësisht 17 e 27 vjeç. Ata u fejuan vetëm pesë muaj pas takimit të parë dhe Depp bëri një tatuazh në krahun e djathtë ku shkruajti “Winona Forever”( Winona përgjithmonë). Por, nuk ishte e thënë, pasi në 1993 ata u ndanë, duke pranuar se kishte të bënte diferenca e madhe në moshë.
Tani Winona i është bashkuar listës së ish të dashurave që e mbrojnë Johnnyn kundrejt çështjes së dhunimit të ish gruas së tij, Amber Heard. Winona tha se nuk mund ta imagjinojë që Depp të jetë abuziv:
“Unë mund të flas nga eksperienca ime personale, që është tëresisht e ndryshme nga ajo që po dëgjoj tani. Dua të them se ai nuk është sjellë kurrë ashtu me mua. S’ka qenë asnjëherë i dhunshëm ose abuziv. Ai ishte një djalë shumë i mirë, i dashur, i kujdesshëm dhe shumë protektiv kundrejt personave që donte. Është e vështirë të flas tani për eksperiencën time, sepse ka kaluar shumë kohë.”
Ajo tha se nuk e di të gjithë historinë, por ajo s’ka përjetuar ndonjëherë abuzim nga Depp, kur shoqëroheshin 23 vite më parë:
“Mua tani më duket sikur çfarëdo të them do të vë fajin mbi dikë. Nuk isha aty. Nuk e di çfarë ndodhi. Nuk po quaj askënd gënjeshtar. Thjesht po them, është e vështirë dhe më mërzit fakti që duhet ta mendoj këtë çështje. Ka kaluar shumë kohë që atëherë dhe ajo ka qenë një lidhje shumë e rëndësishme për mua. Ne kemi shumë miq të përbashkët dhe un s’kam dëgjuar kurrë diçka të tillë për të. Por kur e mendon që dikush, me të cilin ke pasur një lidhje në moshën 17 vje/are, të sillet kështu, është vërtet shokuese.”