Gjashtë vendet anëtare themelues të Bashkimit Evropian janë mbledhur për bisedime të mëtejshme në lidhje me votën e Mbretërisë së Bashkuar për të lënë bllokun.
Ministrat e jashtëm nga Gjermania, Franca, Italia, Belgjika, Luksemburgu dhe Holanda do të shqyrtojnë procesin dhe shpejtësinë e daljes së Britanisë nga Unioni.
Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Steinmeier është shprehur se BE nuk duhet të kalojë në paralizë dhe se nuk duhet të futet në depresin nga Brexit.
Mbretëria e Bashkuar votoi në një referendum, ku 52% e qytetarëve votuan pro daljes nga BE dhe 48% pro qëndrimit në BE. Menjëherë pas këtij vendimi kryeministri David Cameron ka dhënë dorëheqjen.