Kuq e zi! – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kuq e zi!

15:31 | 23/06/2016
në Opinion
0

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Nga Ilva Tare

Asnjëherë më parë nuk kisha takuar në Londër anglezë më entuziastë për Shqipërinë dhe shqiptarë aq krenarë për kombin e tyre.

Shqipëria ishte pa asnjë mëdyshje surpriza më e veçantë e Europianit të Francës. Ndërsa tifozeria një befasi e bukur, që me energjinë, dëshirën për të festuar përfaqësimin historik në Kampionatin Europian të futbollit, i bën vendit shërbimin më të mirë duke treguar vlera të një qytetarie perëndimore.

Artikujt mbi Shqipërinë dhe kombëtaren në gazetat më prestigjoze ndërkombëtare, nga New York Times, The Washington Post, titujt kryesorë në gazetat gjermane, britanike apo zvicerane i dhuruan vendit fushatën më të mirë publicitare, të cilën Shqipëria nuk do të kishte mundur ta paguante, as me artikuj të paguar dhe as me intervista të vetëshkruara.

Mijëra fjalët e shkruara për Shqipërinë pozitive, për ekipin që luajti mirë, por ishte pa fat në dy ndeshjet e humbura, ishin vlerësimi më i madh që mund t’u bëhej shqiptarëve, të cilët me apo pa të drejtë janë përmendur në shtypin botëror sa herë ka pasur luftë civile apo përplasje bandash kriminale. Shqipëria, që një trajner me mendësi perëndimore arriti të tregonte në Euro 2016, i ngjante një apologjie të munguar të medias ndërkombetare ndaj një populli të ndëshkuar nga historia dhe përsëritja e gabimeve në vitet e përpjekjeve për demokraci.
Shqipëria e përpara De Biasit, me të cilin ishin njohur europianët ishte në më të shumtën e rasteve, kontigjent në rubrikën e kronikës së zezë dhe e ndodhive të shëmtuara që fatkeqësisht fitojnë jehonë të menjëhershme, falë aftësisë së lajmit të keq për të shitur më shumë lexueshmëri. Deri përpara këtij prezantimi të Shqipërisë në sytë e miliona europianëve shqiptarët e brenda dhe jashtë kufijve kanë dominuar për të zezën e tyre. E kuqja e zjarrit të krenarisë së brendshme dhe e vrullit për të arritur në majë, me ambicje përtej mundësive dhe dëshirë për sukses me çdo kusht, nuk ja ka dalë të jetë e dukshme dhe imponuese, siç është në të vërtetë një shqiptar.

Për herë të parë miqtë dhe indiferentët ndaj Shqipërisë, u bënë dëshmitarë të gjakut të kuq që i thërret shqiptarët për t’u bashkuar dhe punuar si një ekip, një qëllim, një filozofi. Një shqiptar për nga pasaporta, ja doli të ndërtojë Shqipërinë që do të kishim dashur të ishte anëtare e BE të paktën një dekadë më herët. Një italian me mendësi europiane, që është i vetëdijshëm se me punë dhe vetëm me punë mund të arrish rezultate ja doli t’i bashkojë shqiptarët, që Europa i ka ndërtuar për të qenë të suksesshëm, duke investuar në edukimin dhe filozofinë e suksesit si një shpërblim për punën dhe përkushtimin e palodhur.

Dekori i mrekullueshëm kuq e zi, që çoi peshë zemrat e tetë apo dyzetë milionëve që mendohet se janë nëpër botë është vizioni, drejt të cilit duhet të ecë Shqipëria. Hidhërimi i vetpërmbajtur edhe kur zemra gufonte në minutën e fundit fatale me Francën, dashamirësia dhe festimi dinjitoz i tregoi botës një Shqipëri tolerante dhe të përulur, përpara fatit dhe fatkeqësive të saj. Shumë nga të huajt që e identifikojnë vendin tonë me figurën e Nënë Terezës tanimë duhet t’a kuptojnë se shenjtorja shqiptare nuk është një përjashtim.

Dashuria e papërshkrueshme e nënës së Xhakajve për dy djemtë e saj, me bluzën kuq e zi dhe simbolet e Zvicrës dëshmon vlerat dhe klasin e një familje emigrantësh të kthyer në krenari për dy kombe. Shqiptarët e mirë dhe të thjeshtë e bënë mrekullinë e tyre në këtë Europian. Tani e ka radhën elita politike që të vendosë të heqë përfundimisht nga përdorimi gjuhën primitive dhe mendësinë e huazuar nga Koreja e Veriut për t’u treguar e denjë për shqiptarët europianë.

Nuk ka më kthim mbrapa. Kuqezinjtë, duhet të besojnë se i kanë lënë pas periudhat e zeza, kur interesat e errëta, mjegullojnë të ardhmen e një populli që është europian në shpirt dhe në vlera.

/javanews.al/

Etiketa: dashamirësiaIlva TareKampionatin EuropianKoreja e VeriutkuqezinjtëNew York TimesThe Washington Posttifozeria

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para

Dhunuesi i një gazetari sot u lirua nga burgu

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com