Llumi ka dalë në krye – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Llumi ka dalë në krye

12:41 | 23/06/2016
në Opinion
0

Nga Luljeta Progni

Zemërim ekstrem ka shpërthyer në rrjetet sociale menjëherë pasi emisioni “Stop” publikoi një video-skandal ku një edukatore dhunonte barbarisht një fëmijë. Është një ngjarje shumë e rëndë për të cilën reagimi me kaq zemërim del nga brendësia e çdo njeriu normal.

Një edukatore monstër e rrah dhunshëm një fëmijë tre-vjeçar në atë mënyrë që nuk mund të të shfaqet as në ëndrrën më të keqe. Por ja që ka ndodhur dhe i dhunuari është një fëmijë veçse tre vjeç krej i pafuqishëm për t’u mbrojtur. Autorja e dhunës është Anjeza Shabani, e cila ka qenë gazetare në një emision investigativ të ngjashëm me emisionin që zbuloi skenat e saj të shunës.

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Ajo që duket në pamje të parë është sjellja anormale e një njeriu me probleme të rënda mendore. Autorja shfaqet si një skizofrene. Të gjithë duan të kryqëzojnë Anjezën dhe kjo është normale, por në fakt ajo është veçse një rast dhe për fat të keq është produkt i shoqërisë tonë të mbushur me dhunë e kaq monstra.

Për fat të keq kjo nuk është e vetmja, pasi para pak muajve kjo ngjarje u përsërit në mënyrë po kaq të rëndë në Shkodër e Durrës. Me siguri ka të tjera raste po kaq të dhunshme që ne nuk i dimë, sepse nuk kanë arritur të shfaqen në ekranet tona. E sigurt është se ka shumë “Anjeza” që po merren me edukimin e këtij brezi të ri të Shqipërisë. Ky është fataliteti.

Në këtë rast, bëhet fjalë për një institucion privat të arsimit. Ministrja e arsimit Lindita Nikolla doli sot e tha se: “nuk mund të rrimë pas çdo dere pallati a biznesi privat”,  duke pranuar si pa të keq se kopshti ku është dhunuar fëmija 3-vjeçar nuk ishte i regjistruar. Është detyrë e kësaj ministrie të kontrollojë këto institucione.  Ministrja duhet të dalë e të na thotë se sa herë janë kontrolluar këto institucione private të arsimit në Shqipëri bashkë me ato publiket, ku her pas here shfaqet dhuna ndaj fëmijëve. Kryeministri Rama të dalë sot e të na thotë se cili është niveli i institucioneve private të arsimit në Shqipëri dhe sa herë janë  kontrolluar në këto tri vite nga institucionet që ai drejton.

Është fakt se në tre-katër muajt e fundit janë publikuar në media raste të shumta skandalesh me keqtrajtimnin e fëmijëve nëpër isntitucionet shtetërore të arsimit, siç ishte jetimorja në Durrës dhe jetimorja në Shkodër. Janë të paktën tri raste shumë të rënda të keqtrajtimit të fëmijëve në jetimoren e këtyre dy qyteteve. Rasti ekstrem është i dyti në Shkodër ku fëmijë të mitur përveçse janë dhunuar fizikisht, janë dhunuar edhe seksualisht në mënyrë të vazhdueshme për disa vite.  Si zakonisht ngjarja irritoi opinionin publik për disa orë dhe kaq. U arrestua stafi drejtues i jetimores së Shkodrës dhe siç e do zakoni në Shqipëri  çështja po hetohet “avash-avash” nëpër nivelet e drejtësisë për të mbërritur po siç e do zakoni në finale, atje ku i akuzuari ia del gjthmonë të lirohet për mungesë provash. Shpresojmë se nuk do të ndodhë me këto raste, sepse zullumi i monstrave që prodhon kjo shoqëri ku mungon drejtësia e insitucioneve shtetërore, është shtuar së tepërmi.

Ku e marrin guximin këta njerëz që vazhdojnë të ushtrojnë dhunë ndaj fëmijëve pa përfillur aspak ndëshkimin e ligjit. Mos do të thotë kjo se askush nuk ka frikë askënd dhe mund të bëjnë ç’të duan përsa kohë që korrupsionin në insitucionet shtetërore e kanë avokatin më të mirë?

Mund të bëhesh deputet edhe pse ke qënë kriminel, mund të bëhesh drejtor edhe pse ke patur si të vetmin aktivitet të jetës prostitucionin dhe trafikun e drogës, mund të bëhësh ç’të duash e të dalësh në krye të shoqërisë mjafton të jesh i fortë e t’i sjellësh vota partisë një herë në katër vjet. Bashkë me votat sigurisht edhe përfitime të tjera që prodhon ky sistem i korruptuar kokë e këmbë.

“Të fortët” nuk kanë frikë të thyejnë ligjin. Kush është më i forti nuk ka frikë të godasë të dobëtin, jo se nuk ekziston ligji por se llumi ka dalë në krye të shoqërisë dhe i ka rënë për pjesë ta zbatojë ligjin. Llumi ka rregullat e veta. Në krye të moçalit del prap më i forti.  Ky është modeli që na promovoi “Rilindja” në këto tre vjet. Jo se nuk kishte ekzistuar më parë ky model, por u përforcua aq shumë sa njerëzit normalë, taksapaguesit e rregullt e qytetarët e Shqipërisë janë strukur nëpër qoshet e tyre, të trembur e të pafuqishëm as për të mbrojtur fëmijët e tyre.  Llumi ka marrë revansh e nuk ndalet.

 

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
Gjermani! Gjermani! (veç për sot) Foto FSHF/ Gent Shkullaku

Gjermani! Gjermani! (veç për sot) Foto FSHF/ Gent Shkullaku

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com