Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka publikuar një video nga takimi i djeshëm në Lushje, ku prezantoi kandidatin e PD, Indrit Sefën për zgjedhjet lokale të 6 marsit.
Në një postim në Facebook, Basha u ka bërë thirrje qytetarëve të Lushnjes që të votojnë Sefën, pasi sipas kryedemokratit, ai do t’i japë fund modelit të korrupsionit në këtë qytet.
“Në 6 mars, lushnjarët do të votojnë Partinë Demokratike dhe Indrit Sefën, i cili do të jetë avokati më i mirë për bashkëqytetarët e tij. Me datën 6 mars është në dorën e lushnjarëve ti japin fund modelit të korrupsionit në bashkinë e tyre. PD do ti japë Shqipërisë një modeli të ri përfaqësimit dhe një politike të re me fytyrë njerëzore”, shkruan Basha.