Partia Demokratike ka akuzuar ish-kryeministrin Sali Berisha dhe ish-kryetarin e Bashkisë Durrës Vangush Dakon se po bashkëpunojnë së bashku.
Përmes një video në Facebook, PD shprehet se të korruptuarit dhe non-gratat janë ata që mbajnë njëri-tjetrin dhe se janë pozicionuar kundër shqiptarëve. PD shton se Dako së bashku me Berishën po përpiqen të fitojnë në kurriz të demokratëve.
“Non grata me Dakon e Durrësit po përpiqen të përfitojnë në kurriz të demokratëve. Të korruptuarit dhe non-gratat po mbajnë njëri-tjetrin kundër PD, kundër shqiptarëve. Këta nuk duan që Shqipëria të ndryshojë!”, shkruan PD.