Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha pasi mbajti qëndrimin e tij në Kuvend për situatën që po ndodh në Rusi, ka dhënë një prononcim për mediat për skandalin e inceneratorëve.
Basha tha se është e turpshme se si sot përpiqet të zhbëhet ajo që shqiptarët e kanë ndjekur me orë të tëra referuar sipas tij gjetjeve në Komisionin për Inceneratorët.
“Për më shumë se dy javë opozita dhe Komisioni Tabaku ia ka ndalë të zbardhë aferën e inceretaorëve, 430 milionë euro të cilat janë zhvatur qytetarëve shqiptarë, nga Edi rama, 3 minittra dhe 3 kryebashkiakë të tij. Nuk futen në thes e vërteta, është e turpshme sesi sot zhbëhet dhe mbulohet dielli me shoshë. Për herë të parë gjatë këtyre viteve komisioni nuk është censuruar nga mediat, ajo që ne kemi denoncuar me fakte nga selia e PD sot u provua me fakte nga komisioni hetimor. Sidoqoftë ky është vetëm fillimi. Ndonjëri çuditet që nuk është në pranga por është në sallën e Kuvendit, duhet të ishte me Kokën”, tha Basha.