Një aksident është regjistruar në aksin Lezhë-Tiranë në km 4 pranë kryqëzimit të Rrrilës. Sipas burimeve, dy automjete janë përplasur me njëri tjetrin.
Mësohet se, ka qenë një manovër e gabuar e mjetit Range Rover, që është bërë shkak për përplasjen me një mjet tip Benz që është furgon mallrash.
Fatmirësisht nga përplasja ka pasur vetëm dëme materiale dhe jo njerëz të lënduar. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton mbi shkaqet e këtij aksidenti.