Kryeministri Edi Rama po dëshmon në komisionin Hetimor për Inceneratorët, ku ndonëse duket si i patrembur dhe i sigurt në dëshminë e tij, ai ka shkuar me “përforcime” me vete.
Në foton e Ballkan Web, shikohet se 6 këshilltarë qëndrojnë pranë kryeministrit, të cilët mbajnë në duar dosje, në mënyrë që të jenë në gadishmëri për shkresat që mund të kërkohen gjatë dëshmisë.
Kryeministri Rama po dëshmon në Komisionin Hetimor për Inceneratorët, ku po u përgjigjet pyetjeve të anëtarëve të opozitës dhe mazhorancës. Që në fillim ka pasur debate, ku Rama i ka bërë disa herë korrektime kryetare së komisionit Jorida Tabaku që të mos i bëjë pyetje në bazë të opinioneve të saj, por në bazë të fakteve dhe dokumenteve që ekzistojnë.