Nga Zef Ndreka
Hetimi i skandalit financiar me inceneratorët ka zbuluar, veç të tjerash, edhe një ves të fortë e të pandryshueshëm të kryeministrit Rama: të përdorë gishtin e ngjyer të korrupsionit dhe t’ua fusë nga mbrapa, të gjithë bashkëpunëtorëve dhe bashkëhajdutëve të tij!
A nuk e deklaroi plot frikë këtë në USA tek “Zëri i Amerikës”?!
Në fakt, ka kohë që Rama ka filluar ti lëshojnë një nga një “miqtë”, për të shpëtuar vetën.
E lëshoi ish ministrin e Brendshëm më të suksesshëm të qeverisë së tij, Tahirin, i cili u dënuar me burgim për kanabizimin e vëndit, për shpёrdorim detyre dhe bashkëpunim me grupet kriminale. Sikur ai nuk e bëri këtë pa bekimin e tij!
Po ashtu, edhe ish ministrin e Mjedisit Koka, për korrupsion me inçeneratorët, i cili është i arrestuar me burgim dhe nën hetim!
Janë plot 430 milion euro të paguara për punë të pa kryera!
Shpatullat e Kokës janë të vogla për të mbajtur peshën e gjithë këtyre milionave.
“Ngarkesa” e peshës sigurisht do të shpërndahet! Kjo kapriate korrupsioni do të shëmbet e do të bjerë.
Do të zërë brënda qeverinë!
Nga hetimi që bën komisioni parlamentar, Rama është i zënë në çark!
Zonja e hekurt Tabaku, e qartë, e pa lëkundur, e vëndosur si askush tjetër, deri në fund, po e nxjerr në dritë gjithë mega-skandalin financiar të inceneratorëve, nga i cili zor se do shpëtojë ndokush.
Në paratë e buxhetit të shtetit, kanë ngjyer jo gishtin, por krahun dhe gjithë trupin ministra, kryetarët e Bashkive të qyteteve ku duhej të ndërtoheshin inçeneratoret dhe shumë peshq – hajdute “specialiste”, që po mbetën lehtësisht në rrjetën e hetimit të komisionit parlamentar, në rrjetën Tabaku!
Bashkë me to edhe Rama!
Me kot po përpëlitet të shpetojë në zall pa ujë, kryeministri ynë…
Pretendimi se nuk ka firmosur askund, nuk e shpëton. Gjithçka është bërë me urdhër te tij.
Të akuzuarit e pritshëm do të hetohen e do të flasin.
Tani mbetët detyrë e Spak-ut vetëm të bëjë formalisht akuzat! Çdo gjë është e qartë. Askush me, nuk është i mbrojtur para këtij mega-skandali! Kjo gropë e madhe financiare e korrupsionit është bërë aq e madhe dhe po qelb erë, sa tani është e dukshme edhe për miopët e ndjehet nga të gjithë, edhe pse drejtesia është e kapur prej tyre dhe ënde nuk po vepron!
Tani dera e burgut është hapur.
Ajo po pret peshq të mëdhenj e të vegjël. Asnjëherë ska qenë kaq e hapur dhe për aq shumë miq e bashkëpunëtorë të Ramës.
Rilindja u kalbëzua shpejt nga kjo qeverisje! Veçse me pasurimin marramendës të një grupi shumë të vogël dhe varfërimit në ekstrem të popullit.