Partia Demokratike vijon me akuzat për skandalin e inceneratorëve. Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka publikuar një video, që sipas saj, tregon përfshirjen e Ëngjëll Agaçit në këtë aferë korruptive.
Në video-mesazhin e publikuar në “Facebook”, Zhupa shkruan se ndonëse se Agjencia e Prokurimeve Publike ka njoftuar Agaçin se procedura për inceneratorin e Elbasanit nuk është ligjore, pavarësisht kësaj, Agaçi përgatiti VKM-në dhe kaloi mbështetjen financiare.
“Agjencia e Prokurimeve Publike ka njoftuar Ëngjëll Agaçin se procedura për inceneratorin e Elbasanit nuk është ligjore dhe pavarësisht kësaj, Engjëll Agaçi përgatiti VKM-në dhe kaloi mbështetjen financiare. Në Agjencinë e Prokurimeve Publike, nuk ekziston asnjë procedurë koncesioni për Inceneratorin e Elbasanit. Koncensioni i inceneratorit të Elbasanit i është dhënë Albtek Energy me “negocim pa shpallje”, procedurë që ligji nuk e parashikon, por që vendimi i Arben Ahmetajt ka dalë mbi çdo ligj dhe procedurë. A ka shqiptar që e beson se një aferë ku është e përfshirë gjysma e qeverisë, bëhet pa miratimin e Edi Ramës?”, tha Agaçit.
Ndër të tjera, Zhupa thekson se vjedhja e 430 milionë eurove nuk do të ishte bërë dijeninë e kryeministrit Edi Rama.