Ministrja Belinda Balluku ka reaguar pasi deputeti demokrat Frerdinand Xhaferraj i quajti çupëlina ministres e qeverisë Rama. Ndërsa i tha Xhaferraj të kërkojë falje, Balluku i kujtoi këtij të fundit se ai vetë ka një vajzë dhe nuk duhet të përdorë atë gjuhë.
“Si babai i një vajze nuk e di si e gjeni guximin që çdo herë të përdhosni dhe të fyeni gratë. Nuk e ndaj shumë mendimin gratë dhe burrat. Ka shumë gra dhe çupëlina, kjo tregon se ne jemi në rregull dhe e bëkemi punën në rregull, e prandaj ju merreni vetëm me këtë argument. Por unë po ju drejtohem grave të grupit tuaj. Nuk ju vjen tu thoni që të ndryshojnë mënyrë të folur, të fillojnë të merren me ndonjë gjë tjetër dhe jo me faktin që ne jemi çupëlina. Ka plot argumente të tjera”, tha Balluku.
Nga ana tjetër, Xhaferraj tha se nuk është në natyrën e tij të mos kërkojë ndjesë, por ky nuk është rasti që ai e sheh të arsyeshme ta bëjë.