Deputetja e PS, Anila Denaj, ka dalë në një deklaratë për mediat pas mbylljes së Komisionit Hetimor për Inceneratorët. Ajo tregoi se raporti përfundimtar i këtij komisioni me çdo të dhënë të grumbulluar do të jepet me 23 shkurt.
Sakaq, më tutje ajo iu kërkoi anëtarëve të komisionit që të mos bëjnë presion mbi dëshmitarëve, ndërsa i kërkoi çdo personi të thirru të paraqiten për të dhënë dëshminë e tyre.
“Dëgjuam dëshmitarë të cilët dhanë përgjigje për të gjitha pyetjet. Dua të theksoj se duhet të lëmë dëshmitarët të flasin dhe të japin dëshmitë pa presion. Ne duhet të përfundojmë këtë proces dëgjimi që më pas të shkojmë në një raport përfundimtar në datë 23 shkurt. Duhet theksuar se nuk duhet të japim mendime spekulative
Emergjenca në Elbasan është një emergjencë e cila është evidentuar nga organet kompetente të këtij qarku prandaj është e nevojshme që të flasin dokumentet dhe jo opinionet e anëtarëve të Komisionit”, u shpreh ajo. Ndërsa kujtojmë se në raportimin e drejtoreshës së APP, Denaj ndërhyri duke thënë se po i bëhej presion dëshmitares dhe po bulizohej.