Tabaku: A u shkelën procedurat për inceneratorët ? Ja si përgjigjet drejtoresha e APP – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Tabaku: A u shkelën procedurat për inceneratorët ? Ja si përgjigjet drejtoresha e APP

18:04 | 16/02/2022
në Shqiperi
0

Pas kryebashkiakut të Elbasanit është thirrur si dëshmitare sot në Komisionin Hetimor,  Drejtoresha e Agjencisë së Prokurimit Publik, Redia Kashta. Në shumë pyetje Kashta është zënë ngushtë dhe nuk ka ditur të jap një përgjigje konkrete dhe me fakte. E njëjta gjë ndodhi edhe kur u nga kryetarja e komisionit Jorida Tabaku, nëse ishin shkelur procedurat për hapjen e një tenderi publik për inceneratorin e Tiranës.

Sipas Tabakut, njoftimi është bërë në gazetën The Economist, por ka qëndruar për vetëm 36 ditë, dhe jo 52 siç e parashikon procedura për tender ndërkombëtar.

Kashta tha se “është çështje fakti” dhe mbetet për t’u verifikuar kohëzgjatja e shpalljes si në gazetën e huaj dhe në sistemin online të prokurimit. Por, Tabaku këtë e konsideroi një justifikim që tregon hapur se institucionet tona nuk veprojnë.

Read more

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

Pjesë nga diskutimet

Tabaku: Jam e çuditur si ju, një punonjëse e vjetër e Agjencisë së Prokurimit, nuk e keni bërë një monitorim. Për këtë do të pyesim edhe sekretarin e kryeministrit kur të vijë këtu.

Tabaku: Për inceneratorin e Tiranës, shpallja e procedurës duhet të ishte e hapur ndërkombëtare. Kemi një pagesë në gazetën Economist, që ka mbetur e hapur për 36 ditë, a mund të quhet ndërkombëtare?

Redia Kashta: Nëse i referoheni Tiranës, është bërë në sistemin e prokurimit, dhe duhet parë nëse në sistemin e prokurimit elektronik, nëse është mbajtur 52 ditë apo 36 ditë. Është çështje afatesh, janë respektuar apo jo.

Tabaku: Një procedurë e hapur ndërkombëtare që duhet të jetë 52 ditë është mbajtur 36 ditë, a konsiderohet kjo një shkelje ligji?

Redia Kashta: Është çështjet fakti, për të parë se sa ditë është mbajtur e hapur në gazetë dhe prokurimin elektronik.

 

Tabaku: Nuk e keni ju përgjegjësinë për atë që ka Agaçi apo Koka, është shkelur kriteri i tenderit ndërkombëtar, nuk jepni dot përgjigje a është shkelur apo jo procedura. Keni patur komunikime me Engjëll Agaçin? Keni dijeni për vendimet e qeverisë që miratohen?

Redia Kashta: Që publikohen në përgjithësi? Jo. Ndjekim ato VKM që na përcillen zyrtarisht

Etiketa: appinceneratorëKashta

Të Lidhura

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

nga 27 ok
16:24 | 28/05/2025
0

Zhvillohet ceremonia e nisjes së fazës së dytë të projektit “Në ndihmë të fëmijëve jetimë të Republikës së Shqipërisë” në...

Para
Reforma zgjedhore/ PS dhe PD me qëndrime të ndryshme

Reforma zgjedhore/ PS dhe PD me qëndrime të ndryshme

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com