Është vetëdorëzuar në Policinë e Korçës 20-vjeçari shqiptar, që akuzohet për vrasjen e një 19-vjeçari në Selanik të Greqisë. I riu shqiptar, Roxhers Demirazi, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, ndërsa me një mesazh nga arratia ai kërkoi që të dorëzohej.
Lajmi u konfirmua nga avokatja greke, e cili tha se kishte kontaktuar me të që të dorëzohej. Sipas avokates, Anthoula Anasoglou, ka kontaktuar me një avokat dhe ka shprehur dëshirën për t’u dorëzuar për rastin e vrasjes së Alkis Kampanos.
“Dje pasdite mora një telefonatë nga një koleg dhe shqiptari i përfshirë në këtë rast. Më thanë se ndodhet në Shqipëri do të dorëzohet sot ose nesër”, tha Anasoglou.
Kujtojmë se ngjarja e rëndë ka ndodhur afër stadiumit të skuadrës “Aris” në Selanik, ku shqiptari vrau 19-vjeçarin Alqis Kambanu. Mësohet se ai është tifoz i një skuadre PAOK nga Selaniku dhe madje fanatik, siç dëshmojnë edhe fotot që ka postuar në profilin e tij në rrjetet sociale.