Në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë u diskutua marrëveshja për ekstradimet mes Shqipërisë dhe Spanjës, e cila mori edhe votat e opozitës pavarësisht kundërshtimeve që kishin.
Kryetari Nasip Naço e cilësoi si një lajm të keq për “skifterët” shqiptarë, pasi me miratimin e kësaj marrëveshje ata do të ekstradohen në Spanjë, nëse kanë kryer një vepër penale.
“Është një lajm i keq për skifterët shqiptarë që janë në Spanjë. I them skifterë për ta kuptuar edhe qytetarët se me miratimin e kësaj marrëveshje nëse kryejnë një vepër penale dhe strehohem në Shqipëri me këtë marrëveshje do të ekstradohen në Spanjë. Qeveria tregon një vullnet të qartë se do ta luftojë krimin dhe do të japë një mesazh se Shqipëria nuk do të bëhet strehë e krimit”, tha ai.