Përplasjet mes banorëve dhe efektivëve të policisë te “5 Maji” kanë agravuar. Si pasojë, dy banorë janë marrë me autoambulancë, pasi kanë shfaqur probleme shëndetësore, pas përplasjes me policinë dhe IKMT.
Anëtarët e familjes Hoxha, u ngujuan brenda banesës mëngjesin e sotëm, pasi nuk kanë rënë dakord për shembjen e banesës së tyre. Megjithatë, me praninë e qindra policëve që rrethuan të gjithë zonën, rezistenca e tyre ishte e pamundur. Ata kanë shfaqur shqetësime shëndetësore, dhe është parë e udhës që të dërgohen drejt spitalit, për të marrë ndihmë më të specializuar.
Ndërkohë që policia ka shoqërua djalin e familjes, Valtrin Hoxha, i cili tentoi që të thyente kordonin për të shkuar pranë prindërve të tij, që nuk ishin në gjendje të mirë shëndetësore. Gjatë ditës së sotme në zonën e 5 Majit, pritet të kryhet shembja e 11 banesave, ku 3 prej tyre nuk kanë pasur një marrëveshje me bashkinë e Tiranës.