Pasi KQZ vendosi që të përjashtojë grupin e ish-kryeministri Sali Berisha nga koalicioni “Shtëpia e Lirisë” për zgjedhje e 6 marsit, ka ardhur një reagim zyrtar nga PD.
Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi deklaron se në 6 mars ka vetëm një PD në zgjedhje, ndërsa shton se koha që nëpërmjet rritjes së LSI me demokratë të dhënë borxh, t’i shërbehet pushtetit Ramës, ka përfunduar.
“Përtej çdo makinacioni dhe mashtrimi politik, në 6 Mars ka vetëm një Parti Demokratike në zgjedhje. KQZ sapo zyrtarizoi koalicionin “Shtëpia e Ilirit”, me parti përbërëse vetëm LSI e Monika Kryemadhit dhe PDK e Nard Ndokës. Demokratët nuk i lidh asgjë me “Shtëpinë e Ilirit”. Koha ku demokratët strehoheshin në “Shtëpinë e Ilirit”, për interesa të rritjes së pazarit të tij me Edi Ramën ka përfunduar! Koha që nëpërmjet rritjes së LSI me demokratë të dhënë borxh, t’i shërbehet pushtetit të Edi Ramës ka përfunduar. Partia Demokratike është shtëpia e vetme e demokratëve”, deklaron PD.
KQZ vendosi në mbledhjen e sotme që grupi i Berishës të mos jetë pjesë e koalicionit, sa kohë që nuk është regjistruar si parti politike. Kështu koalicioni ‘Shtëpia e Lirisë’ do të përbëhet nga vetëm dy LSI dhe PDK.