Modeli amerikan i primarëve nuk është se aplikohet në çdo vend perëndimor me demokraci të konsoliduar, ata kanë zgjedhur metoda tjera po aq demokratike dhe po aq efikase por me një kosto shumë me të vogël dhe të pranueshme për standartet e zhvillimit ekonomik të atyre vendeve. NJERI NGA STANDARTET E PRIMAREVE, KA TË BËJË ME FITOREN E KANDIDATEVE QË MBLEDHIN MË SHUMË PARA PËR FUSHATËN, KANDIDATI QË MBLEDH MË SHUMË PARA, AI ËSHTË GJITHNJË KANDIDATI FITUES I PRIMARES. Krahasimi i primareve tona, referuar standartit tone ekonomik, do te nxirrte fitues ne te gjitha rastet HAJDUTET me te medhenj te pronave dhe fondeve publike gjate 30 viteve ne demokracine tone te brishte, ata i kane ata para te fituara jo me aq mundime dhe djerse, prandaj edhe mund ti hedhin për të blerë primarët me shpresë që ti shumfishohen më tepër gjatë pushtetit të tyre të ardhshëm, pikërisht këtu fillon e mbaron e keqja mbi njerëzit që zgjedhin për të pasuruar ata. Është ëndërr që të arrijmë në ditën e përzgjedhjes së kandidatëve nëpërmes primarëve të modelit amerikan, thjeshtë është vetëm ëndërr. Sa për populizmin e momentit, ky sistem mund të shitet shumë shtrenjt, por vetëm për populizëm se për tjetër, ato skanë asnjë ngjashmëri. Një sistem i ndërmjetëm do të sillte rezultat të rëndësishëm sipas mendimit tim, do të minimizonte thashethemet për shitblerje mandatesh, do të mbyllej ajo epoke që unë mbaj mend duke u mbledhur në orë të vona, në vende të sigurta, krerë të spektrit politik të Qarkut Lezhë për të ndarë se këtë zonë e merr PD apo këtë tjetrën e merr PS, do të harrohen seksererët që kërkonin 100 mijë EU për ti dhënë borxh pikërisht para caktimit të kandidaturave si hapje muhabeti se aq duheshin për kandidim, mbyllej rruga e sistemit te sekserëve nga kryesia deri tek të ngarkuarit dhe të besuarit e qëndrës nëpër çdo qark apo bashki që e kanë kthyer në cikël të mbyllur duke mbajtur njeri-tjetrin, por ligësia nuk do të mbyllej përfundimisht, epoka e atyre që paguajnë të marrin bonusin e të preferuarit nga lart mund të vazhdojë, e megjithatë kjo nuk do të thotë se gjithnjë ato me bonus nga lart do të jenë edhe të përzgjedhurit nga baza, këta mund të rrëzohen kur kemi kandidat potencial të propozuar nga poshtë, kandidat që rrëzon edhe atë me bonus nga lart.
-Zgjedhja me primare, është po aq e rrezikshme sa caktimi i kandidatëve direkt nga kryetari dhe kryesia kur nuk shtrihet si sistem ne te gjitha forcat politike. Ne rastin kur rivali politik bën kalkulime të kandidimit të njerëzve me potencial ekonomik të ngritur në bizneset e tyre nepermes fondeve publike, imaxhinoni qe kandidati per kryetar bashkie apo për drejtues politik, të ketë rezultuar fitues nga primarët një që i fikët makina për naftë, ndërsa në krahun tjetër PS të këtë kandidat potencial me para dhe me pushtet edhe më të vogël sesa Doshi, Lala, Rakipi, etj, sado që të kemi një zonë të djathtë, absolutisht që fitorja matematike shkon majtas.
-Shoë i primarëve të Berishës në 6 bashki është vecse një pluhurosje e syve të njerëzve, është e ngjashme me atë që bëri PD para zgjedhjeve të përgjithshme, ndryshimi është se në këtë garë mund të hynte kush dëshironte ndryshe nga ajo gara që komisioni Nishani- Mustafaj skualifikoj potenciale shumë të rëndësishme nëpërmes stilit të vjetër Berishian duke marrë apriori propozimet e të “besuarëve” të qëndrës në bazë, epoke që duhet të marrë fund një herë e mirë nëse PD do që të ringrihet, Zoti Basha duhet të kuptojë por edhe këshilltarët e tij duhet ta skjarojnë se HAPJA ska të bëjë me largimin e askujt, por me fatin e gjithkujt në PD. Do të ndjeheshim mirë të gjithë që edhe PD zyrtare të reflektonte në këtë drejtim, përse të mos kerkojë falje për gabimet e së shkuarës, është ekzistenciale të kërkosh falje, sikurse të gabosh është dukuri njerëzore.
-Dualizmi deri më 9 shtator në drejtimin e PD, tashmë është kthyer në një dualizëm politik të dy liderve, Lulzim Basha kryetar i zgjedhur legjitim me 13 Qershor 2021 i cili është gjithnjë një hap pas lëvizjeve të Berishës dhe larg taktikave berishiane demagogjike të shplarjes trurit me gjoja revolucione, por edhe me atë të kërkimit të nderave 30 vjeçare që i ka bërë me pushtetin e tij, e gjitha kjo për ta shpëtuar në këto momente të vështira ku ai ndodhet për shkak të non grata. Nga ana tjetër është Sali Berisha që kërkon të marrë siglën PD ose shkatërrimin e kësaj force politike, këtë e synon duke bërë aleance edhe me djallin po që se është nevoja. Halli që ka është aq i madh sa për momentin i duhet ta shesë veten më të shenjtë se Papa i Romës tek demokratët. Perndryshe, Zoti Berisha, po ta kishte fatin që ti vijë në dorë ta luajë politikën edhe një herë si lider i saj, i çliruar nga NON GRATA amerikane, është po ai ujk i vjetër që do të skualifikojë çdo kokë të zgjuar që mund ta konkurojë, do të zgjedhë vetëm ata që i bëjnë amin atij, do të zhdukë këdo idealist që flet hapur për paudhësitë brenda familjes, ashtu siç ka bërë për 30 vite rrjesht, unë e kam të provuar këtë sjelljë me doktorin nga marrdhëniet tona dhe nuk kam përse të referohem dhjetra rasteve tjera në kurriz të tjerëve që une i di ashtu sikurse i di seicili nga ne, ai me këto taktikat e tij e ka lënë PD në ditet më të vështira të saj përsa i përket potencialeve intelektuale të besueshme, të potencialeve të besueshme nga njerëzit që të marrin fatin e drejtimit të vendit. E si mundet që unë përsëri ta besoj? Nuk arrij të gjej asnjë arsye që të më bind se është e drejtë të besohet Zoti Berisha, sikurse kam arsye të mjaftueshme që të besoj se Z.Basha është demokrati që do të dijë të ringreje PD-në, ta bëjë një PD me të vërtete të djathtë dhe pro amerikane!