Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në rrugën Novobërdë – Gjilan, në fshatin Stanishor, ku si pasojë ka humbur jetën një 22 vjeçare.
Sipas hetimeve në vendin e ngjarjes dyshohet se për shkak kushteve atmosferike drejtuesi i mjetit ka humb kontrollin dhe rrokulliset duke rënë jashtë rrugës.
Në automjet kanë qenë katër persona, anëtar të një familjeje, ku dhe ka humbur jetën shtetasja me inicialet F.K.SH, rreth 22-vjeçare.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes ndërkaq, të lënduarit e tjerë janë dërguar për ndihmë në spitalin rajonal në Gjilan.