Policia italiane ka arritur të godasë një banda shqiptare të trafikut të drogës, ku si rrjedhojë janë arrestuar 17 persona. Banda kishte në përbërje shqiptarë, afrikanë, italianë dhe holandezë. Pesë prej tyre janë lënë në arrest shtëpie.
Mediat italiane bëjnë me dije se grupi trafikonte kokainë nga Holanda drejt Italisë duke e fshehur në makina të modifikuara posaçërisht.
Grupi kishte baza në Bergamo, Trescore, Balenario dhe Montello. 24 kg kokainë janë sekuestruar, 300 mijë euro cash dhe një armë. Në operacion morën pjesë rreth 100 policë.
Po ashtu janë sekuestruar edhe 33 kilogramë hashash dhe 4.5 kilogramë kokainë, si dhe para të gatshme me origjinë të paligjshme për mbi 60 mijë euro.