Është zbardhur marrëveshja që ka firmosur lëvizja e ish-kryeministrit Sali Berisha me Lëvizjen Socialiste për Integrim për zgjedhjet e pjesshme vendore që do të mbahen në 6 mars.
Në dokument thuhet: “Sot më datë 31.1.2022, ne partitë politike të mëposhtme:
Ne po bashkohemi, si parti dhe si qytetarë, për t’i sjellë ndryshimin Shqipërisë.
Të gjithë e dimë që duhet ndryshim. Shqiptarët janë të fortë. Shqipëria është e fortë. Ka vetëm një njeri përgjegjës për dështimin e Shqipërisë në 8 vitet e fundit dhe ky është Edi Rama. Ne po ndajmë të njëjtat vlera e parime”, shkruhet në marrëveshje.
Më herët, ky koalicion bëri publike logon e tij ku nuk mungonte ngjyra blu, ndërsa ditën e djeshme Berisha tha se koalicioni do të quhet “Shtëpia e Lirisë”.