Arben dhe Anisa Hoxhaj, çifti nga Vlora që tentuan një grabitje spektakolare në Shkodër u lanë në ‘burg pa afat’ nga Gjykata. Nga një kërkim i thjeshtë në rrjetet sociale rezulton se çifti bënte një jetë luksoze.
Në fotot e publikuara prej tyre nuk mungon shampanja, makina, bizhuteritë e florinjta dhe ora rolex. Nuk dihet profesioni i tyre e se nga iu vinin të ardhurat për të përballuar këtë jetë që reklamonin në rrjetet sociale.
ÇIfti Hoxhaj tentoi të grabiste bizhuteritë ditën e 27 janarit në një argjendari në Shkodër. Ka qënë Anisa Hoxha ajo e cila u ka hedhur lëndë djegëse në fytyrë pronarëve të argjendarisë në momentin që kanë hasur kundërshtinë e tyre.