Shteti, i gjithi në këmbë për kokën e Dukës! – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shteti, i gjithi në këmbë për kokën e Dukës!

16:00 | 27/01/2022
në Kryesore
0

Futbolli gjendet në prag reanimacioni dhe praktikisht në vdekje klinike. Erion Veliaj do asgjësimin kategorik institucional të Armand Dukës, prej 20 vitesh në drejtim. E do dhe për këtë ka vënë kolateral autoritetin e tij dhe të Bashkisë në këtë luftë të egër për të goditur muret e një fortese që sipas tij gëlojnë me llum e pastrim parash!

Pas shurrës në tentativë, pas një audiopërgjimi, Veliaj shton dozën e atakut të drejtpërdrejtë: Ai s’ka shpëtim! Të gjithë do shkojnë në burg. Veliaj kërcënon, pa folur ende drejtësia! Shteti është i gjithi në këmbë për të kafshuar atë që deri më sot Veliaj e quajti një ishull, ku sistemi rrinte larg!

Duka në një mënyrë apo tjetër e fitoi betejën e parë me votën, e cila më pas u konvertua në padi penale. Kryebashkiaku Veliaj e quan betejën e jetës, atë për të nxjerrë jashtë loje dhe të çojë në pensionin e drejtësisë, Armand Dukën. Ky i fundit vazhdon të heshtë. Tritoli elektoral i është afruar prej javësh, por Duka vijon ende të mos flasë, paçka se brenda tij po akumulon dhe po konstaton. Këtë radhë në “gjuhën e trupit” të tij lexohet të thotë: Më duhet ndoshta të përballem me pushtetin që ka ulur në gjunjë gjithkënd!

Read more

Pas rekordit Itali-Karaburun, Eva Buzo rikthehet në Vlorë dhe përshkon me not ishullin e Sazanit –

Aksident në aksin Sarandë-Delvinë, lëndohet rëndë 16-vjeçari që drejtonte mjetin –

Përse na zhgënjeve, ne që të besuam! –

Shpërthim me tritol në Lezhë, banesës dykatëshe i vendoset lëndë plasëse –

Këtë radhë pushteti është egërsuar! Kryeministri nuk shprehet e megjithatë, një sinjal e dha duke përbuzur audio-përgjimin dhe feedbackun e tij në opinionin shqiptar. Erion Veliaj nuk shikon me asnjë barrierë, qofte edhe fetare, siç edhe është shprehur në komunikimin mes burrave. Tashmë Veliaj artikulon qartë: Do shkojnë në burg! Flet me gjuhën e SPAK, apo me gjuhën e atij lart tij, është tjetër ekuacion, por doza e helmit të akumuluar është gati për shpërthim:

Kryebashkiaku në pozitat e një Agamemnoni epik kërkon që shigjeta finale të ngulet vetëm te Armand Duka. E kam kundërshtar thotë, jo armik. Në fakt tashmë e ka thjesht dhe vetëm një target: TA ASGJESOJË DHE TA ZHBËJË! Ndryshe do zhbëjë vetveten…

Duka ende pret. S’po flet. Thjesht po akumulon. Tritoli në portën e banesës së tij, ishte boll dhe menjëherë në UEFA janë vënë në lëvizje. Agjencitë Ligjzbatuese ndaluan personin, por mesazhi është tjetërkund. Para tritolit, ishin tatimorët, para tatimorëve ishte retorika verbale. Duka i sportit s’po flet, ndërsa Goni i politikës qëllon larg dhe me revoltë të drejtpërdrejtë. Tashmë familja Duka e ka kuptuar që përballë ka: Ish-basketbollistin!

Kryebashkiaku po luan fort. Gdhin e ngrys me një target: Armand Duka është beteja ime! Ai në futboll, ose unë në politikë! Nuk e ka artikuluar tamam kështu, por deduksioni logjik i nervit asgjësues të tij është ky mision.

Para 4 vitesh kandidonte i ndjeri Bashkim Fino, por agresiviteti nuk ishte në këtë format. Para 4 vitesh kishte mbase më shumë pigment juridik për drejtësinë, e megjithatë, Veliaj nuk u egërsua kaq shumë. I fali 4 vite, por këtë radhë s’ka më aministi, sepse mesazhi është i qartë: Largoni Dukën, me çdo kosto, me çdo çmim, me çdo mënyrë, rrethanë, mundësi, poshtërsi apo cinizëm!

Zgjedhjet e Tiranës provokuan një tjetër dalje publike të kandidatit të shumëpërfolur, ish-komentatorit Dritan Shakohoxha, pjese e skuadrës speciale Delta për rrëzimin e establishmentit! Shako u rishfaq ashpër. Godiste rëndë hapin e parë të sistemit manipulator spektakolar në FSHF, siç e quajti ai.

Pas shumë dekadash, Shako kafshoi fort! E megjithatë, brenda vetes e ka një dilemë: Në këtë betejë kundër padrinos, do e mbështesin deri në fund? Apo thjesht në këtë situatë, beteja kërkon shumë ushtarë. Shako do presidencën e futbollit. Është e drejtë e tij! Ka muaj që punon fort për këtë. Për këtë finalizim po investohet i tërë shteti, por realisht për të??? Dilemë e madhe!

UEFA e FIFA janë vënë në lëvizje. Pritet të zbarkojnë në Tiranë për të mbrojtur mëvetësinë institucionale të anëtarit të Komitetit Ekzekutiv.

Por, dy njerëz ende nuk po shprehen deri tani me fjalë: Armand Duka dhe Edi Rama. Në mes është Veliaj, njeriu që ka marre përsipër të rrezojë establishmentin 20-vjeçar, që ai e quan produkt të pastrimit të parave. Tashmë kallëzimet janë në Prokurori dhe drejtësia po shfleton. Në anën tjetër, valvulat e pushtetit kanë shtuar ulje-ngritjet. Kryeministri flet me heshtje, Duka dëgjon po me heshtje. Opozita mbështet kauzën agresive me gjumë e injorim. Hall ka më shumë Berishën se sa Ramën. Enkelejd Alibeaj është aty, anëtar Komiteti, por ende hesht. Futbolli po bëhet gati për reanimacion. 2 marsi është sa larg dhe afër! Duka do t’i shkojë deri në fund, por dhe Lali deri në fund, një luftë që ai është përbetuar ta finalizojë me suksesin e egër të shprehur e faktuar.

Beteja ka plasur. Ka nisur të mbajë erë!

Është çështje prinicipi tashmë, sedre, dhe personaliteti. O unë, o ti! Po futbolli?

Të Lidhura

Pas rekordit Itali-Karaburun, Eva Buzo rikthehet në Vlorë dhe përshkon me not ishullin e Sazanit –

Pas rekordit Itali-Karaburun, Eva Buzo rikthehet në Vlorë dhe përshkon me not ishullin e Sazanit –

nga 27
10:22 | 06/06/2026
0

Avokatja dhe notarja shqiptaro-australiane Eva Buzo është rikthyer sërish në Vlorë për të realizuar një tjetër sfidë të veçantë sportive...

Mister në Sarandë! 48-vjeçari grek dërgohet i pajetë në spital dhe braktiset nga shoqëruesit –

Aksident në aksin Sarandë-Delvinë, lëndohet rëndë 16-vjeçari që drejtonte mjetin –

nga 27
10:08 | 06/06/2026
0

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin Sarandë-Delvinë pranë fshatit Karahazh, ku si pasojë ka mbetur i lënduar...

Përse na zhgënjeve, ne që të besuam! –

Përse na zhgënjeve, ne që të besuam! –

nga 27
09:46 | 06/06/2026
0

Aktori dhe regjisori I njohur shqiptar, Mevlan Shanaj i është drejtuar me një letër të hapur kryeministrit Edi Rama, përmes...

Përjashtohen nga policia ish-zv/drejtori i Rendit dhe ish-shefi i komisariatit në Policinë e Lezhës –

Shpërthim me tritol në Lezhë, banesës dykatëshe i vendoset lëndë plasëse –

nga 27
09:08 | 06/06/2026
0

Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer orët e para të mëngjesit të së shtunës, pranë një banese në qytetin e...

Para
Berisha “shpërthen” në akuza: Të hetohen për larje parash Edi Rama e Lul Brava

Berisha “shpërthen” në akuza: Të hetohen për larje parash Edi Rama e Lul Brava

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Pas rekordit Itali-Karaburun, Eva Buzo rikthehet në Vlorë dhe përshkon me not ishullin e Sazanit –

Pas rekordit Itali-Karaburun, Eva Buzo rikthehet në Vlorë dhe përshkon me not ishullin e Sazanit –

10:22 | 06/06/2026
Mister në Sarandë! 48-vjeçari grek dërgohet i pajetë në spital dhe braktiset nga shoqëruesit –

Aksident në aksin Sarandë-Delvinë, lëndohet rëndë 16-vjeçari që drejtonte mjetin –

10:08 | 06/06/2026
Përse na zhgënjeve, ne që të besuam! –

Përse na zhgënjeve, ne që të besuam! –

09:46 | 06/06/2026
Përjashtohen nga policia ish-zv/drejtori i Rendit dhe ish-shefi i komisariatit në Policinë e Lezhës –

Shpërthim me tritol në Lezhë, banesës dykatëshe i vendoset lëndë plasëse –

09:08 | 06/06/2026
“Shqipëria është e shqiptarëve!” Protestat kundër qeverisë pëhapen edhe në diasporë, pas Berlinit do të mbahet miting edhe në Frankfurt

“Shqipëria është e shqiptarëve!” Protestat kundër qeverisë pëhapen edhe në diasporë, pas Berlinit do të mbahet miting edhe në Frankfurt

08:56 | 06/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Pas rekordit Itali-Karaburun, Eva Buzo rikthehet në Vlorë dhe përshkon me not ishullin e Sazanit –
  • Aksident në aksin Sarandë-Delvinë, lëndohet rëndë 16-vjeçari që drejtonte mjetin –
  • Përse na zhgënjeve, ne që të besuam! –
  • Shpërthim me tritol në Lezhë, banesës dykatëshe i vendoset lëndë plasëse –
  • “Shqipëria është e shqiptarëve!” Protestat kundër qeverisë pëhapen edhe në diasporë, pas Berlinit do të mbahet miting edhe në Frankfurt
  • Këmbimi valutor 6 Qershor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Pas rekordit Itali-Karaburun, Eva Buzo rikthehet në Vlorë dhe përshkon me not ishullin e Sazanit –
  • Aksident në aksin Sarandë-Delvinë, lëndohet rëndë 16-vjeçari që drejtonte mjetin –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com