Një 56-vjeçar nga fshati Gështenjas i Pogradecit është gjetur i vdekur në hyrje të fshatit Zagorçan. Policia e Pogradecit komunikon se i ndjeri është personi i identifikuar me emrin Atlet Capollari.
Dyshimet paraprake për vdekjen e tij lidhen me ndonjë arrest të mundshëm kardiak, pasi në trup nuk janë gjetur shenja dhune. Megjithatë, po punohet për zbardhjen e shkaqeve të vdekjes së Atlet Capollari në Zagorçan.
Pritet të zbardhen detaje pas ekspertizës mjekoligjore.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.