Dy të rinj nga Tirana kanë rënë ë pranga ditën e sotme për shkak se kanë marrë peng një 20-vjeçar. Sipas burimeve, policia ka arrestuar në flagrance 35-vjecarin me iniciale E.H dhe bashkëpunëtorin e tij E.H 33 vjeç për veprat penale “Kanosja”, “Dëmtime të tjera me dashje”, “Vetëgjyqësia” dhe “Heqja e paligjshme e lirisë”, sepse në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë marrë peng dhe kanë dhunuar një 20-vjeçari pasi dyshonin që ka vjedhur banesën e mikut të tyre me iniciale Xh. K., 58 vjeç.
Pas njoftimit nga miqtë e 20-vjeçarit policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka arrestuar dy pengmarrësit, ndërsa i riu është dërguar në spital nën kujdesin e mjekëve. Sakaq, policia po vazhdon më tej hetim për të zbardhur të vërtetën e ngjarjes.