Bledar Muça u ekzekutua me armë zjarri në Belgjikë. Ai nuk ishte një emër i panjohur për drejtësinë, pasi njihej si krahu i djathtë i Ardian e Florenc Çapjat në Elbasan. Emri i Muçës, u lakua edhe në vitin 2016.
Asokohe, atij ishte shënjestër i një tjetër atentati, ku mbeti vetë i plagosur rëndë e po ashtu, u lëndua edhe një efektive policie. Autoritetet thanë se objektiv i sulmit ishin Florenc Çapja e Bledar Muça.
Bledar Muça me origjinë nga Peshkopia, është i lindur dhe i rritur në Elbasan. Ai është vëllai i Ferit Muçës, 42-vjeçarit që u plagos rëndë në të njëjtin atentat. Emri i tij është i përfshirë në vrasjen e vëllezërve Roland dhe Ilir Rexhepi, vrasje të ndodhura në kohë të ndryshme në qytetin e Elbasanit, por që asnjëherë nuk iu provuan nga policia dhe nga prokuroria. Madje emri i tij u shpall edhe në kërkim ndërkombëtar për vrasjen dy vite më vonë, të vëllait të Roland Rexhepit, ish-efektivi i policisë që njihej me pseudonimin “Doda”.