Përdoruesit e rrjeteve sociale dhe platformave të fuqishme të komunikimit shpesh herë vijojnë të bien pre e sulmeve kibernetike për vjedhjen e të dhënave private online.
Një gjë e tillë ka prekur edhe një prej aplikacioneve më të përdorura të komunikimit, WhatsApp Messenger, tek i cili së fundmi po qarkullon një mesazh.
Dyshohet se janë disa pirate kibernetike që futen në të dhënat e platformës që konsiderohet më e shkarkuara për komunikimet me zë dhe mesazhe, dhe bllokojnë aksesin. Por si funksionon kjo mënyrë e re për të bllokuar aksesin nëpër e platformës WhatsApp? Një sms vjen në kutinë tuaj të mesazheve të celularit, i cili sjell një kod me gjashtë shifra të ndryshme, që kryesisht shërben për të verifikuar llogarinë e aplikacionit.