Biznesmeni Lulëzim Masha, i cili i shpëtoi një atentati mesditën e sotme ka treguar se nuk ka arritur që ta identifikojë personin që e qëlloi me armë zjarri. Në dëshminë e dhënë para grupit hetimor, Masha është shprehur se personi që e ka qëlluar tre herë me armë ishte rreth moshës 25 vjeç, ezmer, me mjekër e i veshur sportiv. Ai ka shtuar më tej se nuk ka konflikte me askënd e se nuk e ka idenë kush mund të fshihet pas këtij sulmi.
“I kam parë lëvizjet e autorit kur qëlloi me pistoletë, nuk arrita ta njoh. Vetëm qëlloi tre herë dhe u largua. Nuk arrita ta identifikoj. U largua në këmbë dhe i veshur me veshje sportive. Dukej i ri, rreth 25 vjeç, ezmer e me mjekër. Lëviza makinën dhe kontaktova policinë. Nuk kam konflikt të hapur me askënd, nuk e di se kush fshihet pas këtij sulmi,”- mësohet të jetë shprehur biznesmeni Masha.