Pas fjalës përshëndetëse të mbajtur në Kuvendin e Shqipërisë, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan është ndalur te xhamia e Et’hem Beut për inaugurimin e saj pas restaurimit. Kryeministri Edi Rama e shoqëron Erdogan në këtë ceremoni, nga ku pritet të mbajnë deklaratat përmbyllëse për agjendën e sotme.
Xhamia e Et’hem Beut, është restauruar nga TIKA, Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim. Presidentit turk i është dhuruar një buqetë me lule menjëherë sapo ka mbërritur në xhaminë e Et’hem Beut. Ndërkaq, dhjetëra qytetarë janë mbledhur në sheshin Skënderbej për ta pritur. Më herët Erdogan tha se Shqipëria është një vend fqinj në zemër të Turqisë, duke nxjerrë në pah lidhjet historike mes dy vendeve tona.