Prezantuesja e emisionit të dashurisë “Love Story”, Alketa Vejsiu është izoluar, pasi rezulton e infektuar me variantin Omicron. Lajmin e ka bërë me dije ajo vetë përmes disa postimeve në Instastory.
Teksa është pyetur nga ndjekësit në lidhje me simptomat që ka pasur, Vejsiu e ka krahasuar Omicron të ngjashëm me një grip të lehtë.
“Si grip i lehtë, dhimbje fyti, kollë, pak debulesë! Më i lehtë se Covidi. Ndoshta ka ndihmuar dhe vaksinimi me dy doza, dhe fakti që e kam kaluar njëherë vjet Covidin. Tamponin nga hunda bëra unë”, ka treguar moderatorja.
Mbetet për t’u parë nëse ajo do të rikthehet të drejtojë emisionin, apo do ta bëjë drejtimin e tij përmes një lidhje me skype nga shtëpia.