Mbrëmë në spektaklin e “Big Brother VIP”, është biseduar edhe për marrëdhënien e Beatrix me Donald, ku këngëtarja u ankua se nuk po i jep vëmendjen që i ka dhënë në fillim.
Këtë gjë Donaldi e mohon, duke thënë se është po njësoj dhe nuk ka ndryshuar. Teksa Arbana Osmani pyeti se çfarë mendojnë banorët e tjerë për këtë situatë, ndërhyri Arjola e cila i doli në mbështetje Beatrix.
Këtë moment mamaja e Beatrix, Antigone Ramosaj, e ka publikuar në “Instastory”-n e saj. Ajo madje ka etiketuar Arjolën dhe e ka shoqëruar postimin me një emoji zemër të madhe.