Protestës së thirrur nga Seli Berisha në selinë e PD i janë përgjigjur edhe persona nga Kosova. Ata kanë qenë pjesë e protestës për të kërkuar shkarkimin e Lulzim Bashës.
Pas protestës ata janë shoqëruar ditën e djeshme nga policia dhe janë identifikuar si: Valdrin Dervishaj, 33 vjeç; Arben Dervishaj, 38 vjeç; Arben Dervishaj, 39 vjeç; Qendrim Dervishaj, 26 vjeç; Orges Dervishaj, 20 vjeç.
Ndërkohë ka arritur në 60 numri i të shoqëruarve për dhunën në protestën e ditës së djeshme në selinë blu.
Kujtojmë se Sali Berisha mbërriti ekzaktësisht rreth orës 12 në oborrin e PD, ndërkohë që Lulzim Basha për të evituar incidentet hyri në seli që në orën 8:00. Ky ishte mesazhi i parë nga Sali Berisha.
Misioni protestuesve ishte i qartë, futja me çdo kusht në selinë blu. Ata mundën të hynë vetëm më katin e parë e tentuan pa sukses të çmontonin dyert e blinduara që të çojnë në katin e dytë. Vendosmëria për të marrë selinë u përqendrua në një derë anësore duke vënë në përdorim leva e varre. Nga të vetmet të çara që mundët të bënin, morën mbrapsht një sasi të madhe gazi lëshuar nga brenda.
Pas më shumë se dy orë protestë, selia e PD u kthye në një zonë krimi me dëme të shumta në pjesën e përparme të saj. Ndërhyrja e policisë me kërkesën e PD bëri që të shpërndaheshin protestuesit ndërsa Berisha ndodhej brenda selisë u largua në drejtim të Kryeministrisë ku edhe lajmëroi shpërndarjen e protestës.