Pasi mbështetësit e Berishës po shkatërronin e shqyenin dyert e selisë, duke tentuar të hynin brenda, policia ka ndrërhyrë duke shpërndarë protestuesit e dhunshëm.
Ndërkohë, menjëherë pas shpërndarjes së turmës, në seli ka mbërritur RENEA, duke blinduar selinë.
Kujtojmë se forcat e policisë kanë hedhur sasi të madhe gazi lotsjellës, duke bërë që protestuesit të largohen nga selia e PD.