Si duhet të përdoren pilulat kundër koronavirusit? – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Si duhet të përdoren pilulat kundër koronavirusit?

09:36 | 08/01/2022
në Bota, Kryesore
0

Read more

Guximi qytetar do të fitojë mbi shushunjat që po u thithin gjakun çdo ditë –

Humbet gjurmët bariu 65-vjeçar në Tepelenë, dyshohet se e ka marrë rrjedha e Vjosës (Emri) –

Nuk u prekën njerëzit e Ramës! Vengu dhe Kumbaro janë përgjegjës –

Duhet hetim ndërkombëtar, është shkelur rëndë Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut –

Pacientët e infektuar me koronavirus kanë dy mundësi të reja për trajtim në vendet ku janë miratuar pilulat kundër tij. Mirëpo, edhe pilulat kanë rregullat e veta. Ato duhet të merren sa më shpejt që shfaqen simptomat.
Prandaj, testimi, marrja e recetës së mjekut dhe fillimi i mjekimit duhet të bëhen brenda një periudhë të shkurtër. Rregullatorët amerikanë kanë autorizuar deri më tani pilulën e kompanisë Pfizer, Paxlovid dhe atë të Merckut, molnupiravir. Te pacientët me rrezik të sëmurjes së rëndë, të dyja pilulat kanë treguar se zvogëlojnë mundësitë e shtrimit në spital dhe vdekjes.
Pilula e Pfizerit ka qenë më efektive.
Kush duhet t’i marrë këto pilula?
Pilulat nuk janë për të gjithë personat që infektohen me koronavirus. Ato janë krijuar për personat që kanë më shumë mundësi të sëmurën rëndë. Aty përfshihen personat në moshë dhe ata me sëmundje shëndetësore sikurse ato të zemrës, kanceri apo diabeti.
Të dyja pilulat janë miratuar për të rriturit, ndërsa Paxlovid edhe për fëmijët mbi 12 vjeç.
Kush nuk duhet t’i marrë këto pilula?
Pilula e kompanisë Merck, molnupiravir, nuk është e autorizuar për fëmijët sepse mund të ndikojë në rritjen e eshtrave të tyre. Ajo nuk rekomandohet as për gratë shtatzëna, për shkak të defekteve potenciale te foshnjat. Vaksina e kompanisë Pfizer nuk rekomandohet për pacientët me probleme të rënda të veshkave apo mëlçisë dhe as për pacientë me probleme të rënda shëndetësore.
Pilula nuk është adekuate as për disa pacientë që në atë periudhë janë duke marrë edhe ilaçe tjera. Pilulat antivirale nuk janë të autorizuara për personat e shtrirë në spital me koronavirus.
Cilat janë fazat e trajtimit?
Pilulat duhet të merren sa më shpejt që është e mundur, brenda pesë ditëve të nisjes së simptomave të para.Kolla, dhimbja e kokës, temperatura dhe humbja e shijes apo dhimbjet në muskuj janë disa prej shenjave. Mjeku Cameron Wolfe, specialist i sëmundjeve infektive në Spitalin Universitar Duke, sugjeron bërjen e testit në kohën kur manifestohen simptomat e para me koronavirus.
“Nëse prisni derisa të mbesni pa frymë, ju tashmë e keni kaluar kohën kur ilaçet mund të kryejnë punë”, ka thënë Wolfe.
Kur mund të blihen pilulat?
Në vendet ku ato janë të miratuara, pacientëve u duhet një recetë e mjekut apo e një punëtori të autorizuar shëndetësor. Qeveria amerikane ka blerë ilaçe nga Merck dhe Pfizer dhe është duke i ofruar ato falas, mirëpo furnizimet mund të harxhohen. Ato do të dërgohen nëpër rajone të ndryshme, në mënyrë që të jenë nëpër barnatore, qendra shëndetësore të komunitetit dhe vende tjera.
Trajtimi zgjat pesë ditë.
Disa farmaci mund të kryejnë një test të shpejtë për koronavirus dhe të përgatisin recetën brenda një vizite.
A kanë efekt pilulat ndaj variantit Omicron?
Pilulat besohet se kanë efekt për luftim të variantit Omicron, sepse nuk shënjestrojnë proteinën prej kur krijohen variantet e koronavirusit. Të dyja ilaçet janë krijuar në mënyra të ndryshme për të parandaluar riprodhimin e virusit. A ka mundësi tjera për pacientët e infektuar me koronavirus?
Po, mirëpo nuk janë të qasshme aq lehtë sa pilulat. Ato duhet të merren përmes injeksionit nëpër spitale apo klinika.
Ato trajtime kanë për bazë antitrupa për luftim të virusit, ndonëse testimet laboratorike sugjerojnë se këto trajnime nuk janë shumë efektive ndaj Omicronit. /REL

Etiketa: Si duhet të përdoren pilulat kundër koronavirusit?

Të Lidhura

Guximi qytetar do të fitojë mbi shushunjat që po u thithin gjakun çdo ditë –

Guximi qytetar do të fitojë mbi shushunjat që po u thithin gjakun çdo ditë –

nga 27
13:44 | 04/02/2026
0

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi në një konferencë për shtyp se protesta kombëtare e 10 shkurtit mund të...

Vetëm një brez 660 metra –

Humbet gjurmët bariu 65-vjeçar në Tepelenë, dyshohet se e ka marrë rrjedha e Vjosës (Emri) –

nga 27
13:20 | 04/02/2026
0

Familjarët e Ylli Dines, bari nga fshati Mezhgoran në Bashkinë Tepelenë, kanë tre ditë që kanë humbur kontaktet me të. Pas...

Nuk u prekën njerëzit e Ramës! Vengu dhe Kumbaro janë përgjegjës –

Nuk u prekën njerëzit e Ramës! Vengu dhe Kumbaro janë përgjegjës –

nga 27
13:08 | 04/02/2026
0

Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me krimin mjedisor që doli zbuluar një vit më parë me 2800 tonë mbetjet...

Duhet monitorim ndërkombëtar, është shkelur rëndë Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut –

Duhet hetim ndërkombëtar, është shkelur rëndë Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut –

nga 27
12:50 | 04/02/2026
0

Instituti Ndërkombëtar për Studime të Lindjes së Mesme dhe Ballkanit (IFIMES) ka marrë në shqyrtim rastin e arrestimit të presidentit...

Para
Beqiri: Çerdhet dhe kopështet publike do të qëndrojnë të hapura dhe për festa

Ngjarja e rëndë në Fier/ 3-vjeçari vdiq në kopshtin privat, arrestohet edukatorja

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Guximi qytetar do të fitojë mbi shushunjat që po u thithin gjakun çdo ditë –

Guximi qytetar do të fitojë mbi shushunjat që po u thithin gjakun çdo ditë –

13:44 | 04/02/2026
Vetëm një brez 660 metra –

Humbet gjurmët bariu 65-vjeçar në Tepelenë, dyshohet se e ka marrë rrjedha e Vjosës (Emri) –

13:20 | 04/02/2026
Nuk u prekën njerëzit e Ramës! Vengu dhe Kumbaro janë përgjegjës –

Nuk u prekën njerëzit e Ramës! Vengu dhe Kumbaro janë përgjegjës –

13:08 | 04/02/2026
Duhet monitorim ndërkombëtar, është shkelur rëndë Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut –

Duhet hetim ndërkombëtar, është shkelur rëndë Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut –

12:50 | 04/02/2026
Duhet monitorim ndërkombëtar, është shkelur rëndë Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut –

Duhet monitorim ndërkombëtar, është shkelur rëndë Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut –

12:46 | 04/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Guximi qytetar do të fitojë mbi shushunjat që po u thithin gjakun çdo ditë –
  • Humbet gjurmët bariu 65-vjeçar në Tepelenë, dyshohet se e ka marrë rrjedha e Vjosës (Emri) –
  • Nuk u prekën njerëzit e Ramës! Vengu dhe Kumbaro janë përgjegjës –
  • Duhet hetim ndërkombëtar, është shkelur rëndë Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut –
  • Duhet monitorim ndërkombëtar, është shkelur rëndë Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut –
  • Ka fituar një “mal” me trofe, klubi legjendar feston përvjetorin jubilar të tij –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Guximi qytetar do të fitojë mbi shushunjat që po u thithin gjakun çdo ditë –
  • Humbet gjurmët bariu 65-vjeçar në Tepelenë, dyshohet se e ka marrë rrjedha e Vjosës (Emri) –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com