Nga dita e sotme kanë hyrë në fuqi masa të reja kundër koronavirusit.
Në kuadër të masave të reja të njoftuara më herët nga Komiteti Teknik, duke filluar nga sot, punonjësit e administratës publike, të supermaketeve dhe të qendrave tregtare do të duhet të dorëzojnë certifikatën e vaksinimit për t’u paraqitur në punë.
Kujtojmë se në mungesë të certifikatës, ata që nuk duan të vaksinohen, do të duhet të bëjnë test PCR çdo 5 ditë.
Duket se ky njoftim është pritur dhe ka gjetur zbatim. Më poshtë ju sjellim disa fotografi në disa markete dhe biznese ku punonjësit janë të pajisur me certifikatën e vaksinimit.