Dëshmia rrënqethëse/ Djali që ha bukën me krundet e qenit (film) – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dëshmia rrënqethëse/ Djali që ha bukën me krundet e qenit (film)

10:45 | 27/12/2021
në Kryesore
0

Krundet…

Nga Anila Hoxha

Një oficer policie që u përfshi në një aksion për të zbuluar hajdutët e postës, të cilët rezultoi se ishin dy fëmijë, më telefonoi gjatë javës. Po më shfaqte trishtimin e tij për gjendjen tmerrësisht të mjerë, kur gjendeshin dy minorenët. Dhe me atë në distancë që më tregoi shtëpinë e hajdutëve, rindërtova historinë e fëmijës mes pendesës, lutjes se shokët nuk duhet t’ia mësonin emrin, mbasi do ta tallnin në shkollë dhe trishtimit se atje ku punonte si lavazhier mbas mësimit, nuk po e merrnin në punë.

Read more

Lënda toksike shkakton kancer dhe sëmundje të tjera –

Vdekja e një gruaje nga kafshimi i qenit në Belsh/ Pse nuk reagojnë shoqatat e mbrojtjes së kafshëve? –

Lëkundje të forta tërmeti në Korçë, reagon Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile –

Jemi për një PD fituese, jo qaramane sa herë humb zgjedhjet –

Sot, u ktheva në shtëpinë e 15 vjeçarit, për të cilin raportova gjatë javës se si ai u arrestua pas një vjedhje, të cilën e kreu me bashkëmoshatarin e tij me shpresën se kështu po prisnin një biletë për të shpëtuar nga mjerimi. Të dy fëmijët, veç varfërisë ju hapën akoma më shumë telashe prindërve.

Të shkruash për fëmijë që shtyhen të vjedhin nga varfëria dhe të shkruash për fëmijë që nuk kanë as bukë në shtëpi, janë dy gjëra të ndryshme. Të fundmet lekë që kishin mbledhur pikë mbas pikë ua zhvati një avokat kryesisht, i cili u mburr me aftësinë e tij, sepse foli shumë në gjykatë mundi të lirojë të dy fëmijët. Në të vërtetë ata shpëtuan nga burgu, pasi janë nën moshë. Avokati, i cili realisht i ka vjedhur duke i mashtruar, me siguri do mashtrojë kështu të mjerë të tjerë, për të cilët 500 mijë lekë të vjetra janë çdo gjë.

Dhe e diela mbas lirisë nis kështu për këtë 15 vjeçar. Sheh nënën që përzien krundet e qenit, ajo hedh një grusht miell në tepsi dhe sajon bukën.

“Bukë që nuk kalohet poshtë,- pëshpërit djali,- nuk hahet”.

I verdhë, i paushqyer, ashtu si dhe shoku tjetër me banesë poshtë urës së Kamzës (ky i fundit me babain në Afrikë e nënën pa punë). Përpiqem ta ndjej shijen e një buke me krunde që duhet ta hante qeni dhe dridhem. Dridhem, teksa shoh një grua të sëmurë që nuk ka para për ilace që të kurohet, një kryefamiljar që përfundoi në burg, madje atë e degdisën në Fushë-Krujë sa më larg të mundeshin, sepse është i mjerë, s’ka para, s’ka mundësi të zgjedhë e paguajë një avokat personal. Mbasi u kthye nga puna si murator në banesë e priste policia që kontrolloi mos gjente paratë e vjedhura nga i biri dhe ndërkohë mes rraqesh të falura e të sajuara një pistoletë që derisa të dalë gjendja e saj teknike ai do presë në burg.

Ky shkelës ligji para syve të drejtësisë e kujtdo puritan, ishte i vetmi që sillte të ardhura nga puna si murator. Dhe sakaq dibrani i pashresë edukonte të bijtë “rroni me nder”. Ajo bukë që duhet të heqë vaktin me turshi është përditë e përditë në tavolinën e E.

Dhe dridhem, sepse asaj buke të pangrenshme dua t’i ngre një statujë që çdonjëri të kujtohet duke kaluar aty, se ne kemi pushuar së qeni njerëz.

Dua të shkruaj ngado nëpër mure, E. s’ka të hajë, po ha bukën e qenit ndaj dhe vodhi. Por, kujtoj moralin dhe ligjin që janë të ftohtë dhe as që duan t’ia dinë se krundet nuk hahen dhe barku i një fëmije që po rritet s’të lë të flesh.

Ja, kështu njoha një tjetër fëmijë, të cilin dua ta shpëtoj që mos të kalojë në rrugën që ndonjëherë një shoqëri indiferente e destinon të bëhet kriminel.

Etiketa: Anila HoxhaDëshmia rrënqethëse/ Djali që ha bukën me krundet e qeniti paushqyerkrundetmuratorura e Kamzës

Të Lidhura

Lënda toksike shkakton kancer dhe sëmundje të tjera –

Lënda toksike shkakton kancer dhe sëmundje të tjera –

nga 27
22:41 | 04/02/2026
0

InsideStory realizoi analiza për konstatimin e metaleve të rënda, të cilat konsiderohen toksike dhe mjaft të dëmshme për organizmin. Në...

Vdekja e një gruaje nga kafshimi i qenit në Belsh/ Pse nuk reagojnë shoqatat e mbrojtjes së kafshëve? –

Vdekja e një gruaje nga kafshimi i qenit në Belsh/ Pse nuk reagojnë shoqatat e mbrojtjes së kafshëve? –

nga 27
22:21 | 04/02/2026
0

Vdekja e një gruaje 65-vjeçare në Belsh, pas kafshimit nga një qen rruge, nuk është thjesht një tragjedi. Është një...

Lëkundje të forta tërmeti në Korçë, reagon Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile –

Lëkundje të forta tërmeti në Korçë, reagon Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile –

nga 27
22:07 | 04/02/2026
0

Epiqendra sipas të dhënave ishte në Greqi, pranë zonës së Kosturit, ndërsa lëkundjet kanë qenë të forta në zonën Hoçisht...

Jemi për një PD fituese, jo qaramane sa herë humb zgjedhjet –

Jemi për një PD fituese, jo qaramane sa herë humb zgjedhjet –

nga 27
20:32 | 04/02/2026
0

Ish-deputeti i PD Ervin Salianji ka ndarë pamje nga takimi i mbajtur një ditë më parë me demokratët në Fier....

Para
Atletet buzë Drinit, vijojnë kërkimet për 49-vjeçarin e zhdukur në Dibër

Atletet buzë Drinit, vijojnë kërkimet për 49-vjeçarin e zhdukur në Dibër

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Lënda toksike shkakton kancer dhe sëmundje të tjera –

Lënda toksike shkakton kancer dhe sëmundje të tjera –

22:41 | 04/02/2026
Vdekja e një gruaje nga kafshimi i qenit në Belsh/ Pse nuk reagojnë shoqatat e mbrojtjes së kafshëve? –

Vdekja e një gruaje nga kafshimi i qenit në Belsh/ Pse nuk reagojnë shoqatat e mbrojtjes së kafshëve? –

22:21 | 04/02/2026
Lëkundje të forta tërmeti në Korçë, reagon Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile –

Lëkundje të forta tërmeti në Korçë, reagon Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile –

22:07 | 04/02/2026
Jemi për një PD fituese, jo qaramane sa herë humb zgjedhjet –

Jemi për një PD fituese, jo qaramane sa herë humb zgjedhjet –

20:32 | 04/02/2026
Shqipëria mungon në paradën e atletëve në ceremonia hapëse të Lojërave Olimpike Dimërore –

Shqipëria mungon në paradën e atletëve në ceremonia hapëse të Lojërave Olimpike Dimërore –

20:20 | 04/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Lënda toksike shkakton kancer dhe sëmundje të tjera –
  • Vdekja e një gruaje nga kafshimi i qenit në Belsh/ Pse nuk reagojnë shoqatat e mbrojtjes së kafshëve? –
  • Lëkundje të forta tërmeti në Korçë, reagon Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile –
  • Jemi për një PD fituese, jo qaramane sa herë humb zgjedhjet –
  • Shqipëria mungon në paradën e atletëve në ceremonia hapëse të Lojërave Olimpike Dimërore –
  • Plagoset me thikë në një lokal në Korçë, 37-vjeçari niset drejt Tiranës –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Lënda toksike shkakton kancer dhe sëmundje të tjera –
  • Vdekja e një gruaje nga kafshimi i qenit në Belsh/ Pse nuk reagojnë shoqatat e mbrojtjes së kafshëve? –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com