Nga masat shtrënguese te testi i patentës, ndryshimet në Kodin Rrugor – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Nga masat shtrënguese te testi i patentës, ndryshimet në Kodin Rrugor

11:50 | 22/12/2021
në Kryesore, Shqiperi
0

Në Fletoren Zyrtare janë botuar disa nga ndryshimet në Rregulloren e Kodit Rrugor.

Bëhet fjalë për ndryshime me rëndësi për Sigurinë Rrugore që lidhen me drejtuesin e mjetit, formimin dhe kualifikimin, lehtësimin e disa praktikave, risi për shërbimet e DPSHTRR si edhe për sektorin e Autoshkollave, masa shtrënguese etj.

Këto ndryshime synojnë të sjellin ndërgjegjësim, rehabilitim dhe rritje të sigurisë në rrugë duke shtuar kërkesat për rifitimin e lejedrejtimit, pasi kjo kategori, sipas DPSHTRR, mbetet problematike në kryerjen e shkeljeve të përsëritura deri me pasoja të rënda.

Read more

Këmbimi valutor 6 Prill, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

Horoskopi për ditën e sotme, 6 Prill 2026 –

Parashikimi i motit për sot, 6 prill 2026 –

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –

Ndryshimet të publikuara nga DPSHTRR

Rritet vlefshmëria e provimit të fituar të teorisë nga 6 muaj në 1 vit. Janë shtrirë afatet e vlefshmërisë së autorizimit të praktikës duke i bërë më fleksibël ato kundrejt një kategorie të gjerë, që për arsye të ndryshme, kryesisht të mosprezencës në Shqipëri nuk arrijnë të kapin afatet si dhe mundësohet një kohë më e madhe për përgatitjen e kandidatëve që japin prova të përsëritura të kualifikimit teorik apo praktik për lejedrejtimi.

Gjithashtu janë reformuar kërkesat e fitimit të kategorisë AM duke prezantuar edhe provën e aftësive praktike të drejtimit krahas asaj teorike në ngjashmëri me modele evropiane (psh. Gjermania). Kryhet përputhshmëri e plotë me Direktivën 2006/126/KE, të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit, e 20 dhjetorit 2006, mbi lejet e drejtimit dhe praktikat e aplikuara për pajisjen me leje së drejtimi të kategorisë AM nga disa shtete europiane.

Forcim i masave shtrënguese për drejtuesit e mjeteve që kanë humbur totalin e pikëve të cilët detyrimisht do të ndjekin kurs kualifikimi për një edukim mbi sjelljet e gabuara që kanë sjellë humbjen totale të pikëve të lejedrejtimit, pranë autoshkollave të licencuara! Pas këtij kursi kandidati i nënshtrohet provimit teorik për normat e sjelljes si dhe provimit praktik mbi vlerësimin e sjelljes së drejtuesit gjatë situatave me risk të lartë në qarkullim.

Ky sanksionim sjell ndërgjegjësim, rehabilitim dhe rritje të sigurisë në rrugë duke shtuar kërkesat për rifitimin e lejedrejtimit, pasi kjo kategori mbetet problematike në kryerjen e shkeljeve të përsëritura deri me pasoja të rënda.

Krijohet mundësia ligjore për kalimin nga lejedrejtimi e kategorisë B në lejedrejtimi të kategorisë D pas përmbushjes së kritereve të vjetërsisë prej 3 vite kategori me lejedrejtimi B dhe moshës së drejtuesit të mjetit 24 vjeç, pa qenë e nevojshme lejedrejtimi e kategorisë C. Pra nëse p.sh. synohet puna me mjet Taksi nuk ka përse kalohet nga kualifikimi për lejedrejtimi C (kategoria për transport mallrash)!

Mundësohet regjistrimi për marrjen e kategorisë A pasi ke mbushur moshën 24 vjeç, pa qene e nevojshme marrja e kategorisë A2 prej 2 vjetësh.

Për herë të parë DPPSH dhe DPSHTRR marrin rol aktiv për rritjen e sigurisë rrugore dhe pezullimin e lejedrejtimit të personave që janë përdorues të lëndëve narkotike e psikotrope! Në çdo rast që merret informacion për individë (nga kontrollet rrugore apo çdo hetim/testim tjetër) me analizë pozitive, DPPSH ia përcjell DPSHTRR-së dhe personit automatikisht i pezullohet lejedrejtimi! Pezullimi i lejedrejtimit do të vijojë deri kur të vërtetohet rezultati negativ përmes analizës toksikologjike të kryer vetëm nga institucioni shtetëror kompetent!

Etiketa: masat shtrëngueseNdryshimet ne kodin RrugorRregullorja e Kodit Rrugortesti i patentës

Të Lidhura

Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 6 Prill, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

nga 27
08:04 | 06/04/2026
0

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 82.2 lekë dhe do shitet me...

Horoskopi për ditën e sotme, 5 Janar 2025 –

Horoskopi për ditën e sotme, 6 Prill 2026 –

nga 27
07:46 | 06/04/2026
0

Dashi Dita mund të nisë me një energji të fortë dhe dëshirë për veprim. Do të ndiheni të motivuar për...

E marta ditë e butë pranverore, parashikimi i motit për 10 mars 2026 –

Parashikimi i motit për sot, 6 prill 2026 –

nga 27
07:37 | 06/04/2026
0

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak moti parashikohet i...

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –

nga 27
23:26 | 04/04/2026
0

Një aromë e pazakontë, e përshkruar si “erë djegieje”, u raportua së fundmi nga tualeti i anijes kozmike Orion, pjesë...

Para
Kthesë e papritur në hetimet italiane! Rezart Taçi shpëton nga akuzat

Kthesë e papritur në hetimet italiane! Rezart Taçi shpëton nga akuzat

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 6 Prill, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

08:04 | 06/04/2026
Horoskopi për ditën e sotme, 5 Janar 2025 –

Horoskopi për ditën e sotme, 6 Prill 2026 –

07:46 | 06/04/2026
E marta ditë e butë pranverore, parashikimi i motit për 10 mars 2026 –

Parashikimi i motit për sot, 6 prill 2026 –

07:37 | 06/04/2026
Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –

23:26 | 04/04/2026
Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

22:36 | 04/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Këmbimi valutor 6 Prill, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –
  • Horoskopi për ditën e sotme, 6 Prill 2026 –
  • Parashikimi i motit për sot, 6 prill 2026 –
  • Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –
  • Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –
  • Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Këmbimi valutor 6 Prill, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –
  • Horoskopi për ditën e sotme, 6 Prill 2026 –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com