Kryesia e Partisë Demokratike vendosi sot propozimin që çdo funksionar i partisë që preket nga ligji i dekriminalizimit ose i shpallur ‘non-grata’ të mos jetë pjesë e strukturave qendrore të partisë, t’i dërgohet Kuvendit të nesërm, i cili do të mbahet në Pallatin e Kongreseve.
Në këtë mënyrë, e ardhmja e ish-kryeministrit Sali Berisha në PD do të vendoset nesër në Kuvendin e thirrur nga kryetari i PD-së Lulzim Basha.
Në mbledhjen e sotme të Kryesisë, n/kryetari Enkelejd Alibeaj propozoi që person i shpallur “non-grata” të mos lejohet të ketë funksione drejtuese në Partinë Demokratike. Ky propozim u mbështet dhe nga disa anëtarë të tjerë të kryesisë.