Ditën e sotme në Komisionin Parlamentar për Çështjet Ligjore po shqyrtohet Dekreti i Presidentit Ilir Meta “Për kthimin e ligjit nr. 107/2021 “Për Bashkëqeverisjen”.
Presidenti Meta nuk e dekretoi me miratim këtë ligj pasi sipas tij cënon dispozita konkrete të Kushtetutës dhe parimet kushtetuese të shtetit të së drejtës, parimin e autonomisë vendore, parimin e sigurisë juridike, hierarkinë e akteve, si dhe centralizon edhe më shumë kontrollin dhe pushtetin tek një institucion në varësi direkte nga Kryeministri.
Ky ligj, sipas Metës bie ndesh, krijon mbivendosje dhe nuk është në harmoni me parashikimet e ligjit nr. 44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë”.
vijon…