Arrestimi i Lefter Kokës, Jorida Tabaku: Korrupsioni një kancer që po vret Shqipërinë! – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Arrestimi i Lefter Kokës, Jorida Tabaku: Korrupsioni një kancer që po vret Shqipërinë!

19:02 | 14/12/2021
në Kryesore, Shqiperi
0

Nënkryetarja e PD-së, Jorida Tabaku ka reaguar sërish në lidhje me arrestimin e ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka. Përmes një mesazhi në ‘Facebook’ Tabaku thekson se korrupsioni është një kancer që po vret Shqipërinë.

Mes të tjerash Tabaku shkruan se tre vite më parë ajo kishte kërkua interepelancë me Damian Gjiknurin. Sipas saj arrestimi i ish-ministrit Koka është një provë për korrupsionin në aferën e inceneratorëve.

Reagimi i plote:
Korrupsioni një kancer që po vret Shqipërinë!
Tre vite më parë kur ftova në interpelancë ish ministrin Gjiknuri për çështjen e inceneratorëve pakkush besonte se pas saj fshihej një nga aferat më korruptive të Shqipërisë.
Tre inceneratorë të dhënë në mënyrë abuzive dhe kriminale dogjën paratë e taksapaguesve shqiptarë dhe ndër të tjera shndërruan qytetet nga Tirana në Fier a nga Elbasani në Durrës qytete që mbyten nga plehrat dhe politikanë që pasurohen nga korrupsioni inceneratorëve.
Korrupsioni, shprehej në takimin e këtij viti për demokracinë sekretarja e Thesarit Yellen, është transforimi i pushtetit në para të pista apo paratë e pista në pushtet.

Read more

Prezenca e lartë e qytetarëve, përgjigje ndaj atyre… –

Rama s’ka rrugë veç largimit! –

Pagat në turizëm janë si në Greqi –

“Nesër në Zvërnec”, protestuesit në Bulevard njoftojnë protestat për nesër

Arrestimi i ish ministrit Koka është një provë për korrupsionin në aferën e inceneratorëve.

Por ndonëse një arrestim për t’u përshëndetur ai nuk është i vetëm në këtë akt korruptiv.

Nga viti 2018 e deri më tani janë paraqitur prova dhe fakte kompromentuese që nisin që nga ish ministri i Financave dhe Ekonomisë e deri tek Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri.
Prova dhe fakte që lidhin edhe Mirel Mërtirin me kryeministrin Rama dhe qeverinë e tij.
Për të gjitha këto prova dhe fakte ne kemi ngritur një Komision Hetimor që po heton çështjen e inceneratorëve dhe që po përplaset me heshtjen shurdhuese të institucioneve shtetërore dhe atyre institucioneve të tjera bankare që nuk ndjekin procedurat ligjore por kërkesat e Mërtirit me shokë.
Pandëshkueshmëria ka qenë gangrena e madhe e drejtësisë sonë dhe kjo duhet të marrë fund duke i shkuar deri në majë korrupsionit.
Korrupsioni është kthyer në kancerin e shoqërisë sonë duke na rrëzuar të gjitha vlerat dhe parimet mbi të cilat ngrihet një komb i shëndetshëm, duke na prekur dhe shkatërruar çdo institucion të lirë që ngrihet për t’i shërbyer qytetarëve.
Prandaj nuk duhet të ndalet me kaq.
Partia Demokratike sot i tregoi shqiptarëve se denoncimet e saj, kanë qenë të sakta dhe këto arrestime na shtyjnë akoma më tej jo vetëm në punën tonë për të luftuar për një vend më të mirë por edhe në betejën për t’i ofruar shqiptarëve zgjidhjen tonë për këtë situatë.

Etiketa: arrestimi i lefter kokesDeputetja e PD Jorida Tabakuinceneratorëtreagim

Të Lidhura

Prezenca e lartë e qytetarëve, përgjigje ndaj atyre… –

Prezenca e lartë e qytetarëve, përgjigje ndaj atyre… –

nga 27
20:20 | 05/06/2026
0

Rama mbledh socialistët në Sheshin e Flamurit! Bledi Çuçi: Prezenca e lartë e qytetarëve, përgjigje ndaj atyre që duan të...

Rama s’ka rrugë veç largimit! –

Rama s’ka rrugë veç largimit! –

nga 27
19:26 | 05/06/2026
0

Konspiracionisti Alfred Çako ka mbajtur një fjalim gjatë protestës qytetare në bulevard, ku ka kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama...

Pagat në turizëm janë si në Greqi –

Pagat në turizëm janë si në Greqi –

nga 27
19:10 | 05/06/2026
0

“Nëse ai investim fillon, bizneset jo vetëm këtu, në Vranisht e Himarë, impaktohen në një mënyrë të jashtëzakonshme. Janë motorë...

“Nesër në Zvërnec”, protestuesit në Bulevard njoftojnë protestat për nesër

“Nesër në Zvërnec”, protestuesit në Bulevard njoftojnë protestat për nesër

nga 27
18:56 | 05/06/2026
0

Ka nisur vetëm pak minuta më parë protesta e qytetarëve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në mbrojtje të Zvërnecit. Qytetarët...

Para
Ndërron jetë një 79-vjeçar, viktima e 11 e COVID-19 në Shqipëri

Rriten rastet e reja me COVID, shënohen 4 humbje jete në 24 orët e fundit

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Prezenca e lartë e qytetarëve, përgjigje ndaj atyre… –

Prezenca e lartë e qytetarëve, përgjigje ndaj atyre… –

20:20 | 05/06/2026
Rama s’ka rrugë veç largimit! –

Rama s’ka rrugë veç largimit! –

19:26 | 05/06/2026
Pagat në turizëm janë si në Greqi –

Pagat në turizëm janë si në Greqi –

19:10 | 05/06/2026
“Nesër në Zvërnec”, protestuesit në Bulevard njoftojnë protestat për nesër

“Nesër në Zvërnec”, protestuesit në Bulevard njoftojnë protestat për nesër

18:56 | 05/06/2026
“Ne jemi dakord që projekti të zhvillohet, por ajo është pronë e grabitur”/ Rama i kthehet qytetarit –

“Ne jemi dakord që projekti të zhvillohet, por ajo është pronë e grabitur”/ Rama i kthehet qytetarit –

18:42 | 05/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Prezenca e lartë e qytetarëve, përgjigje ndaj atyre… –
  • Rama s’ka rrugë veç largimit! –
  • Pagat në turizëm janë si në Greqi –
  • “Nesër në Zvërnec”, protestuesit në Bulevard njoftojnë protestat për nesër
  • “Ne jemi dakord që projekti të zhvillohet, por ajo është pronë e grabitur”/ Rama i kthehet qytetarit –
  • Këta që duan të më heqin më shtojnë jetën –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Prezenca e lartë e qytetarëve, përgjigje ndaj atyre… –
  • Rama s’ka rrugë veç largimit! –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com