Lira turke shënoi sot një tjetër rënie historike, ndërsa Banka Qendrore, në përpjekje për ta frenuar atë, hodhi në treg sasi të mëdha valutore, për të tretën herë në dhjetë ditë.
Çmimet e produkteve po rriten shumë dhe në mes të gjithë kësaj, presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, deklaroi se rënia është për shkak të…Allahut.
“Ne si muslimanë e shohim këtë botë si një sprovë. Zoti ynë në Kuran ka thënë se do t’ju vë në provë me pak uri, me privim nga malli, nga jeta nga produktet. Jepni lajmin e gëzueshëm atyre që janë të durueshëm. Këtë e përkufizon ai”, deklaroi presidenti turk.